HANDIKOS Pravila o privatnosti

POLITIKA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë dhe cilësor, organizata HANDIKOS ofron formularë dhe pyetësorë të ndryshëm.  Këto të dhëna do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga organizata në përputhje të plotë me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave të parashikuara me  ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

HANDIKOS ju rikujton se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është me dëshirën e çdo individi për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.

Gjat dhënies së pëlqimit për personat të cilët nuk kanë përmbushur moshën madhore, çdo herë do të kërkohet pëlqimi paraprak i personit madhor, i cili e shoqëron dhe i cili posedon autorizime ligjore për veprime.

  • Të dhënat e ndjeshme, edhe përkundër dhënies se pëlqimit, ato do të përdoren vetëm për qëllim të statistikave dhe se të dhëna të tjera që mbrohem me ligjin për shëndetësi dhe ligje të tjera, nuk do të transferohen apo përpunohen.
  1. Mbledhja e informacionit: HANDIKOS do të mbledhë vetëm informacion personal i cili nevojitet për administrimin e të dhënave lidhur me shërbimet e ofruara, bazuar në ligjet përkatëse në fuqi “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’).
  1. Përpunimi i informacionit: HANDIKOS do të përpunojë të dhënat tuaja personale në mënyrë të drejt dhe vetëm për ato qëllime qe ju ka informuar në momentin e nënshkrimit të deklaratës së pajtimit.
  1. Cilësia e përpunimit të dhënave: HANDIKOS përdorë teknologji të përshtatshme dhe trajnon punonjësit me njohuri të mjaftueshme teknike për të siguruar ruajtjen e të dhënave.
  1. Siguria dhe fshehtësia: HANDIKOS do të mbajë të dhënat tuaja personale konfidenciale dhe do të kufizojë qasjen në të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të statistikave.
  1. HANDIKOS i referohet standardeve më të larta sipas kërkesave ligjore për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave.
  1. Shpërndarja e të dhënave: HANDIKOS mund të shpërndajë të dhënat tuaja personale me palë të treta të cilat veprojnë në emër të saj dhe nën udhëzimet e saj, për informimin tuaj dhe shërbimet, vetëm pasi ka marrë aprovimin tuaj paraprakisht.
  1. Përgjegjësia: HANDIKOS dhe punonjësit e saj  mund të përpunojnë të dhënat personale vetëm në pajtim me këto parime dhe ligjin e zbatueshëm, kryejë trajnime për të punësuarit dhe rishikime të përputhëshmërisë së saj me këto parime.  Punonjësit pritet të raportojnë shkeljen e këtyre parimeve tek drejtuesit në instanca. Nëse keni ndonjë ankesë që organizata ka shkelur këto parime dhe nëse keni tentuar në mirëbesim për të zgjidhur ankesën pranë organizatës, por ankesa nuk është zgjidhur brenda intervalit kohor të parashikuar, atëherë ju mund të zbatoni këto parime në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.

PUBLIKIMET, NGJARJET DHE POSTIMET

Mbrojtja e të dhënave të ndryshme vizuale për personat prezentë në çfarëdo publikimi apo ngjarje të organizuar nga HANDIKOS, paraprakisht do të bëhet me pëlqimin dhe aprovimin e palës e cila është e përfshirë, ose të personit përgjegjës i cili mbron të drejtat e personit të përfshirë në ngjarje, sipas autorizimeve ligjore.

Gjatë çfarëdo publikimi apo postimi të aktivitetit, HANDIKOS do të ketë konsideratë të lartë që objektivi të jetë i fokusuar vetëm tek personat të cilët paraprakisht kanë dhënë një pëlqim për ekspozim ndaj publikut, lidhur me personat përgjegjës të cilët duhet të jenë të kujdesshëm që në objektiv dhe fokus të ngjarjes, të mos marrin ndonjë kuadër të rastësishëm, qofshin ata kalimtarë, persona ose objekte afariste të cilat me lehtësi mund të identifikohen.

Zyrtari përgjegjës për publikim është përgjegjës për publikim të drejtë dhe pa ndonjë tendencë për secilin publikim, duke mbrojtur interesat më të larta për reputacionin e organizatës dhe duke njoftuar anëtarësinë me informata të konfirmuara.