HANDIKOS Sample Page Njoftime Turne Humanitar për Organizatën HANDIKOS

Coca-Cola Hellenic në Kosovë organizoi një turne humanitar të futbollit të tavolinës për të ngritur fonde për organizatën e Handikos, e specializuar në promovimin, mbrojtjen dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Turneu mblodhi përfaqësues të medieve dhe partnerë të tjerë, të cilët garuan në këtë lojë në një atmosferë argëtuese. Çdo ndeshje e fituar ka mbledhur pikë simbolike, p.sh një sasi të caktuar të fondeve, për të cilat Coca-Cola Hellenic në Kosovë i dhuroi për qëllime humanitare. Në një atmosferë të shkëlqyer, 4000 EURO u dhuruan për organizatën e Handikos-it.

Handikos u shpall kampione e këtij organizimi, ndërsa Indeksonline u shpall si skuadra më e gjallë.

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *