Pjesëmarrja aktive në përfshirjen e interesave të PAK gjatë procesit të krijimit të politikave për integrime Europiane dhe fuqizimin e vetëpërfaqësimit
• Ngritja e kapaciteteve njerëzore të strukturave të organizatës mbi avokimin dhe lobimin në nivel lokal dhe qendror për të drejtat dhe interesat e personave me AK
• Ndikim në ngritjen e kapaciteteve të krijuesve të politikave në përfshirjen e të drejtave dhe interesave të PAK
• Ngritja e kapaciteteve njerëzore të grupeve tjera të interesit
• Pjesëmarrja aktive në krijimin e planit lokal dhe nacional mbi AK bazuar në nevojat, të drejtat dhe interesat e PAK si dhe monitorimi i implementimit të tyre
• Pjesëmarrja aktive në hartimin e politikave lokale dhe nacionale si dhe monitorimi i implementimit të tyre
• Ndikimi në aprovimin dhe ratifikimin e dokumenteve ndërkombëtare mbi aftësinë e kufizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes promovimit të tyre
Pjesëmarrja aktive në përfshirjen e interesave të PAK gjatë procesit të krijimit të politikave për integrime Europiane dhe fuqizimin e vetëpërfaqësimit
• Ndërgjegjësimi i shoqerisë për të drejtat, nevojat, potencialin dhe kontributin e PAK
• Ndikimi në nxjërrjen e ligjeve të reja dhe akteve nënligjore për implementimin e tyre
• Ndikimi në amandamentimin e ligjeve ekzistuese si dhe nxjërrjen e akteve nënligjore për implementimin e tyre
• Promovimi i planit aksional europian mbi aftësinë e kufizuar
Sigurimi, përmirësimi dhe mbështetja e ofrimit të shërbimeve për PAK
• Ndikim në njohjen e shërbimeve të RBB-së si dhe krijimin e mekanizmave ligjore për implementimin e tyre.
• Krijimin e parakushteve për licencim dhe akreditim të shërbimeve të HandiKOS-it.
• Ndërtimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve të RBB.
• Ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës ku ofrohen shërbimet e RBB.
• Ndikimi në përfshirjen e fëmijëve me AK në edukimin parashkollor dhe shkollor.
• Fuqizimi i prindërve të fëmijëve me AK përmes trajnimeve, referimeve në çështje sociale, arsimore, edukative etj.
• Ndikimi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për PAK përmes vizitave shtëpiake të ekipeve profesionale (patronazhi).
• Ndërtimi i bashkëpunimit intersektorial dhe zhvillimi i sistemit referal në nivel lokal.
• Në procesin e decentralizimit të shërbimeve të përfshihen shërbimet e RBB-së në pakon e shërbimeve të ofruara nga niveli lokal.
• Ndikim në hartimin e ligjit për ofrimin e asistencës personale për PAK.
• Ndikimi në përmirësimin e qasjes për shfrytëzimin e shërbimeve publike.
Sigurimi, përmirësimi dhe mbështetja e ofrimit të shërbimeve për PAK
• Ndikimi në përfshirjen e PAK në skemat e mirëqenies dhe sigurisë sociale
• Sigurimi i qëndrueshmërisë financiare për shërbimet e RBB-së Financimi i RBB-së
• Ndikimi në nxjërrjen e rregullorës për përmbushjen e nevojave specifike të PAK me mjete ortopedike, ortoprotetike, sanitare, higjienike dhe të inkontinencës
• Zhvillimi i përkrahjes së “bazuar nga përvoja” (peer support) për personat me aftësi të kufizuar, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar etj.
Pavarësimi ekonomik i PAK
• Ndikimi në aprovimin e ligjit për rehabilitim dhe punësimin e PAK si dhe ligjeve tjera jo diskriminuese
• Ndikimi në krijimim e kushteve për punësim të barabartë
• Ndikimi në krijimin e kushteve për arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për PAK
• Ndikimi në përfshirjen e PAK në programet për aftësim profesional si dhe krijimin e mundësive të zgjedhjeve të profileve adekuate
• Ndikim në vetëdijësim të punëdhënësve lidhur me aftësitë e personave me AK
• Ndikimi në përkrahjen e bizneseve të vogla për PAK
• Ndikimi në përfshirjen e PAK në edukimin joformal
• Krijimi i bazës së të dhënave për profesionet e personave me aftësi të kufizuar në nivel lokal dhe qendror