Pas një procesi konsultimesh me anëtarët, bordin, stafin, bashkëpunëtorët dhe palët e interesuara, HandiKOS, duke u bazuar në të drejtat, nevojat dhe gjendjen e personave me aftësi të kufizuara, si dhe duke pasur parasysh situatën aktuale socio-ekonomike në vend, ka hartuar strategjinë e re dhe Planin e Punës të cilat do të jetë bazë e punës së HandiKOS-it për periudhën 2014–2016. Gjatë kësaj periudhe, HandiKOS do të punoj drejt arritjes së një shoqërie gjithëpërfshirëse me njohje dhe respektim të plotë të të drejtave dhe mundësive të barabarta të personave me aftësi të kufizuara. Strategjia e hartuar dhe përgatitur me pjesëmarrjen aktive të palëve të lartpërmendura si dhe Plani i Punës janë aprovuar nga Bordi i HandiKOS-it dhe do të shërbejnë në arritjen e objektivave gjatë kësaj periudhe.
HandiKOS është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1983, përfaqëson dhe përkrah personat me aftësitë kufizuar duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe duke ofruar shërbime përmes rrjetit me 14 qendrave dhe 13 zyrave lokale të vendosura në gjithë Kosovën, me qëllim të përmbushjes së nevojave, për të arritur të drejta të barabarta, jetë të pavarur dhe të dinjitetëshme drejt pjesëmarrjes së plotë të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.
Gjatë periudhës 2014 – 2016 HandiKOS do të punoj drejt arritjes së një shoqërie gjithëpërfshirëse me njohje dhe respektim të plotë të të drejtave dhe mundësive të barabarta të personave me aftësi të kufizuara. Për të arritur këtë HandiKOS ka vendosur dy objektiva kryesore: (1) Zhvillimi dhe avancimi i shërbimeve sociale të vetë qëndrueshme të bazuara në bashkësi për persona me aftësi të kufizuar, dhe (2) Avancimi i të drejtës për lëvizje të lirë, shërbime cilësore shëndetësore, mirëqenie sociale, arsim dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara.
Strategjine dhe planin e punes mund ta gjeni ketu
Afrim Maliqi
Drejtor i HandiKOS-it
Tetor 2013