Procesi i planifikimit
Me qëllim të përgatitjes së këtij plani strategjik për 2018–2022, HandiKos ka kaluar kohë kualitative në vendosjen e vizionit strategjik, institucional nëpërmjet aktiviteteve para-planifikuese. Procesi i planifikimit ka përfshirë diskutime me anëtarët e stafit, ekspertët e jashtëm, anëtarët e organizatave lokale të HANDIKOS-it me të cilat organizata ka nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit. Këto diskutime pastaj u zgjeruan me faktorët të tjerë, që janë konstituentët e organizatës, si dhe zyrtarë të institucioneve publike në nivel kombëtar. Procesi i planifikimit strategjik ka qenë i menduar të jetë sa më pjesëmarrës. Prandaj, HandiKos u ka mundësuar faktorëve jashtë organizatës në nivele të ndryshme të japin idetë e tyre dhe të kontribuojnë drejtpërdrejtë në organizatë. Prindërit dhe Personat me Aftësi të Kufizuara kanë dhënë idetë e tyre për planin strategjik duke ushqyer me informata analizën e brendshme dhe të jashtme kontekstuale dhe duke dhënë komente në draftin e strategjisë.
Si hap të parë në zhvillimin e këtij plani strategjik HandiKos angazhoi një konsulent për të udhëhequr procesin dhe për të përpiluar këtë plan. Procesi prapa planit mund të përmblidhet nëpërmjet aktiviteteve kryesore në vijim:
• Takimi fillestar me konsulentin, me qëllim të përcaktimit të vijave të procesit dhe marrëveshjes për aranzhimet logjistike.
• Punëtorinë tri-ditore të planifikimit strategjik, përfshirë HANDIKOS-in, partnerët lokalë dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë.
• Analiza dhe shqyrtimi i dokumenteve për të vendosur lidhur me përvojën e HANDIKOS-it, qëllimet zhvillimore dhe situatën e brendshme në organizatë.
• Zhvillimi i draftit të strategjisë, përfshirë edhe shqyrtimin nga të gjithë faktorët.
• Finalizimi i strategjisë pas shqyrtimit na të gjithë akterët e përfshirë.
Punëtoritë e analizës e udhëhoqën fokusin drejt gjashtë drejtimeve kryesore zhvillimore, të cilat janë pjesëmarrja e Personave me Aftësi të Kufizuara, punësimi i tyre, edukimi dhe trajnimi, mirëqenia sociale, shëndeti, dhe zhvillimi i organizatës. Këto drejtime zhvillimore u sollën rreth çështjeve të zhvilluara gjatë analizës së brendshme dhe të jashtme të kryer gjatë procesit të planifikimit. Ato reflektojnë nevojën për të adresuar të gjitha fushat e nevojshme për përmirësimin e situatës, kushteve dhe jetës së Personave me Aftësi të Kufizuara. Në këto fusha është përfshirë edhe përmirësimi i efektivitetit të organizatës, përmes ngritjes së kapaciteteve të brendshme. Pak kohë më parë, HandiKos ka pasur një ristrukturim të degëve të saja, të cilat janë regjistruar si organizata të pavarura dhe kanë filluar implementimin e projekteve në mënyrë të pavarur. Ky plan strategjik do të shërbejë si udhëzues në zhvillimin e organizatës në të ardhmen, duke siguruar që HANDIKOS do të bëhet organizata që synon të jetë.
Strategjinë dhe planin e punës mund ta gjeni ketu