Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (adaptuar në vitin 2006 nga Kombet e Bashkuara), përcakton detyrimet ligjore të shteteve nënshkruese për të promovuar dhe për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Që Konventa të sjellë ndryshim në jetën e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre, kujdestarëve dhe komuniteteve, shtetet nënshkruese duhet ta zbatojnë atë. Kërkesë kryesore në këtë drejtim, siç përcaktohet në nenin 4, (Detyrimet e përgjithshme), është që shtetet nënshkruese të harmonizojnë legjislacionin e tyre të brendshëm me Konventën.