Pro­ce­si i planifikimit

Me qël­lim të për­gatit­jes së këtij plani strategjik për 2018–2022, Hand­iKos ka kalu­ar kohë kual­i­ta­tive në ven­dos­jen e vizion­it strategjik, insti­tu­cional nëpër­m­jet aktiviteteve para-plan­i­fikuese. Pro­ce­si i plan­i­fikim­it ka përf­shirë disku­time me anë­tarët e stafit, ekspertët e jashtëm, anë­tarët e orga­ni­zatave lokale të HAND­IKOS-it me të cilat orga­ni­za­ta ka nën­shkru­ar Mem­o­ran­dum të Bashkëpunim­it. Këto disku­time pas­taj u zgjeru­an me fak­torët të tjerë, që janë kon­stituen­tët e orga­ni­za­tës, si dhe zyr­tarë të insti­tu­cion­eve pub­like në niv­el kom­bë­tar. Pro­ce­si i plan­i­fikim­it strategjik ka qenë i men­d­uar të jetë sa më pjesë­mar­rës. Pran­daj, Hand­iKos u ka mundë­suar fak­torëve jashtë orga­ni­za­tës në nivele të ndryshme të japin ide­të e tyre dhe të kon­tribuo­jnë drejt­për­drejtë në orga­ni­za­të. Prindërit dhe Per­son­at me Aftësi të Kufizuara kanë dhënë ide­të e tyre për planin strategjik duke ushqy­er me infor­ma­ta anal­izën e brend­shme dhe të jashtme kon­tek­stuale dhe duke dhënë komente në draftin e strategjisë.
Si hap të parë në zhvil­lim­in e këtij plani strategjik Hand­iKos angazhoi një kon­sulent për të udhëhe­qur pro­cesin dhe për të për­pilu­ar këtë plan. Pro­ce­si pra­pa plan­it mund të përm­blid­het nëpër­m­jet aktiviteteve krye­sore në vijim:

• Taki­mi fillestar me kon­sulentin, me qël­lim të për­cak­tim­it të vijave të pro­ce­sit dhe mar­rëvesh­jes për aranzhimet logjistike.
• Punë­tor­inë tri-ditore të plan­i­fikim­it strategjik, përf­shirë HAND­IKOS-in, part­nerët lokalë dhe Zyrën për Qev­eris­je të Mirë.
• Anal­iza dhe shqyr­ti­mi i doku­menteve për të ven­do­sur lid­hur me për­vo­jën e HAND­IKOS-it, qël­limet zhvil­limore dhe sit­u­atën e brend­shme në organizatë.
• Zhvil­li­mi i draftit të strategjisë, përf­shirë edhe shqyr­timin nga të gjithë faktorët.
• Final­iz­i­mi i strategjisë pas shqyr­tim­it na të gjithë akterët e përfshirë.

Punë­toritë e anal­izës e udhëho­qën fokusin drejt gjashtë drej­timeve krye­sore zhvil­limore, të cilat janë pjesë­mar­r­ja e Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara, punësi­mi i tyre, eduki­mi dhe tra­jn­i­mi, mirëqe­nia sociale, shën­de­ti, dhe zhvil­li­mi i orga­ni­za­tës. Këto drej­time zhvil­limore u sol­lën rreth çësht­jeve të zhvil­lu­ara gjatë anal­izës së brend­shme dhe të jashtme të kry­er gjatë pro­ce­sit të plan­i­fikim­it. Ato reflek­to­jnë nevo­jën për të adresuar të gjitha fushat e nevo­jshme për për­mirësimin e sit­u­atës, kushteve dhe jetës së Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara. Në këto fusha është përf­shirë edhe për­mirësi­mi i efek­tivitetit të orga­ni­za­tës, përmes ngrit­jes së kapaciteteve të brend­shme. Pak kohë më parë, Hand­iKos ka pasur një ristruk­turim të degëve të saja, të cilat janë regjistru­ar si orga­ni­za­ta të pavaru­ra dhe kanë fil­lu­ar imple­men­timin e pro­jek­teve në mënyrë të pavarur. Ky plan strategjik do të shër­be­jë si udhëzues në zhvil­lim­in e orga­ni­za­tës në të ardhmen, duke sig­u­ru­ar që HANDIKOS do të bëhet orga­ni­za­ta që syn­on të jetë.

Strategjinë dhe planin e punës mund ta gjeni ketu