Strategjia 2009-2013

 

Pjesëmarrja aktive në përfshirjen e interesave të PAK gjatë procesit të krijimit të politikave për integrime Europiane dhe fuqizimin e vetëpërfaqësimit
•    Ngritja e kapaciteteve njerëzore të strukturave të organizatës mbi avokimin dhe lobimin në nivel lokal dhe qendror për të drejtat dhe interesat e personave me AK
•    Ndikim në ngritjen e kapaciteteve të krijuesve të politikave në përfshirjen e të drejtave dhe interesave të PAK
•    Ngritja e kapaciteteve njerëzore të grupeve tjera të interesit
•    Pjesëmarrja aktive në krijimin e planit lokal dhe nacional mbi AK bazuar në nevojat, të drejtat dhe interesat e PAK si dhe monitorimi i implementimit të tyre
•    Pjesëmarrja aktive në hartimin e politikave lokale dhe nacionale si dhe monitorimi i implementimit të tyre
•    Ndikimi në aprovimin dhe ratifikimin e dokumenteve ndërkombëtare mbi aftësinë e kufizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes promovimit të tyre

Pjesëmarrja aktive në përfshirjen e interesave të PAK gjatë procesit të krijimit të politikave për integrime Europiane dhe fuqizimin e vetëpërfaqësimit
•    Ndërgjegjësimi i shoqerisë për të drejtat, nevojat, potencialin dhe kontributin e PAK
•    Ndikimi në nxjërrjen e ligjeve të reja dhe akteve nënligjore për implementimin e tyre
•    Ndikimi në amandamentimin e ligjeve ekzistuese si dhe nxjërrjen e akteve nënligjore për implementimin e tyre
•    Promovimi i planit aksional europian mbi aftësinë e kufizuar

Sigurimi, përmirësimi dhe mbështetja e ofrimit të shërbimeve për PAK
•    Ndikim në njohjen e shërbimeve të RBB-së si dhe krijimin e mekanizmave ligjore për implementimin e tyre.
•    Krijimin e parakushteve për licencim dhe akreditim të shërbimeve të HandiKOS-it.
•    Ndërtimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve të RBB.
•    Ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës ku ofrohen shërbimet e RBB.
•    Ndikimi në përfshirjen e fëmijëve me AK në edukimin parashkollor dhe shkollor.
•    Fuqizimi i prindërve të fëmijëve me AK përmes trajnimeve, referimeve në çështje sociale, arsimore, edukative etj.
•    Ndikimi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për PAK përmes vizitave shtëpiake të ekipeve profesionale (patronazhi).
•    Ndërtimi i bashkëpunimit intersektorial dhe zhvillimi i sistemit referal në nivel lokal.
•    Në procesin e decentralizimit të shërbimeve të përfshihen shërbimet e RBB-së në pakon e shërbimeve të ofruara nga niveli lokal.
•    Ndikim në hartimin e ligjit për ofrimin e asistencës personale për PAK.
•    Ndikimi në përmirësimin e qasjes për shfrytëzimin e shërbimeve publike.

Sigurimi, përmirësimi dhe mbështetja e ofrimit të shërbimeve për PAK
•    Ndikimi në përfshirjen e PAK në skemat e mirëqenies dhe sigurisë sociale
•    Sigurimi i qëndrueshmërisë financiare për shërbimet e RBB-së Financimi i RBB-së
•    Ndikimi në nxjërrjen e rregullorës për përmbushjen e nevojave specifike të PAK me mjete ortopedike, ortoprotetike, sanitare, higjienike dhe të inkontinencës
•    Zhvillimi i përkrahjes së “bazuar nga përvoja” (peer support) për personat me aftësi të kufizuar, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar etj.

Pavarësimi ekonomik i PAK
•    Ndikimi në aprovimin e ligjit për rehabilitim dhe punësimin e PAK si dhe ligjeve tjera jo diskriminuese
•    Ndikimi në krijimim e kushteve për punësim të barabartë
•    Ndikimi në krijimin e kushteve për arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për PAK
•    Ndikimi në përfshirjen e PAK në programet për aftësim profesional si dhe krijimin e mundësive të zgjedhjeve të profileve adekuate
•    Ndikim në vetëdijësim të punëdhënësve lidhur me aftësitë e personave me AK
•    Ndikimi në përkrahjen e bizneseve të vogla për PAK
•    Ndikimi në përfshirjen e PAK në edukimin joformal
•    Krijimi i bazës së të dhënave për profesionet e personave me aftësi të kufizuar në nivel lokal dhe qendror