HANDIKOS

“Shoqa­ta e para­plegjikëve dhe par­al­izës së fëmi­jëve të Kosovës” është themelu­ar në vitin 1983, me ini­cia­tivën e z. Halit Fer­izi, kryetar i atëher­shëm i shoqatës dhe më vonë lid­er i lëviz­jes së aftë­sisë së kufizuar në Kosovë, së bashku me një grup të qyte­tarëve me aftësi të kufizuara.

Objek­tivë krye­sore e kësaj Shoqate ishte “për­mirësi­mi i të drej­tave dhe i stan­dard­eve të jetesës së per­son­ave me aftësi të kufizuar në Kosovë” përmes veprim­it në fushën e mbro­jt­jes shën­de­të­sore, sociale dhe të punësimit.

Që nga viti 1989, gjend­ja e per­son­ave me aftësi të kufizuara u keqë­sua me të shpe­jtë, gjend­je të cilën e ndih­moi kriza në kon­tek­stin poli­tik, social dhe ekonomik. Shkatër­ri­mi i sis­temit të kujde­sit shën­de­të­sor, hum­b­ja e vendeve të punës më së shumti preku këtë grup njerëzish të cilët edhe ash­tu ishin plotë­sisht të varur nga burimet e pak­ta të famil­jes. Një pjesë e mad­he e per­son­ave me aftësi të kufizuara jetonin me pak apo pa fare ndih­më nga shër­bimet e mbro­jt­jes sociale, ngaqë me largimin e mba­jtësve të famil­jes nga vendet e punës humb­nin edhe ato pak te drej­ta që kishin gëzuar deri atëherë. Kjo gjë i bëri ata plotë­sisht të varur nga ndih­ma human­itare. Sit­u­a­ta e këtil­lë shtyri shoqatën që të ndër­mar­rë aksione me qël­lim të zbut­jes së sit­u­atës së Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara duke lobuar dhe avokuar tek insti­tu­cionet e sis­temit para­lel për të inko­r­poru­ar nevo­jat e Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara në lëviz­jen e gjithm­barshme popullore.

Pro­gra­mi i reha­bil­itim­it të bazuar ne bashkësi (RBB) fil­loi në gjys­mën e parë të vitit 1994. Gjatë këtij viti shoqa­ta me ndih­mën e OJQ-ve ndërkom­bëtare, veçanër­isht të Hand­i­cap Inter­na­tion­al (HI) e cila paraqet edhe kon­tak­tin e parë të shoqatës me një orga­ni­za­të ndërkom­bëtare, ku u sig­u­ru­an mate­ri­ale si: kar­ro­ca dhe mate­r­i­al higjienik për 200 famil­je. Ky pro­gram më tej vazh­doi të real­i­zo­het në bashkëpunim dhe bashkëveprim me HI dhe me orga­ni­za­ta të tjera ndërkom­bëtare dhe lokale si:

· HANDICAP INTERNATIONAL (HI), orga­ni­za­të ndërkom­bëtare, përmes përkrah­jes me kuadër nga jashtë (fizioter­apeu­tit dhe psiko­logut) dhe ofrim­it të pajis­jeve ndih­mëse, mate­r­i­al për inkon­ti­nencë dhe mate­r­i­al mjekë­sore për tra­j­timin e plagëve deku­bitare, si dhe mjete për reha­bil­itimin psiko-social dhe pri­mar fizikal të fëmijëve.

· NËNA TEREZË, shoqatë lokale humanitare/bamirëse, përmes kon­tribu­tit të drejt­për­drejtë të mjekëve dhe infer­mierëve vull­ne­tarë të kësaj shoqate.

· OXFAM‑i, orga­ni­za­të nga Bri­ta­nia e Mad­he, përmes tra­jn­imeve mbi të drej­tat dhe inte­grim­in e per­son­ave me aftësi të kufizuar në shoqëri si dhe ndih­mave në veshm­bat­h­je, mjete higjienike, etj.

· Orga­ni­za­ta dhe agjen­ci të tjera si Save the Chil­dren, Mer­cy Corps, Chil­dren Aid Direct etj, përmes sig­urim­it të pakove higjienike për rastet sociale dhe per­son­ave me aftësi të kufizuar që jetonin në kushte të vështira.

Gjatë kësaj kohe mbi 320 aktivistë të pro­fileve të ndryshme përf­shirë këtu edhe vet per­son­at me aftësi të kufizuar au përf­sh­inë në iden­ti­fikimin, vlerësimin dhe përkrah­jen e nevo­jave të per­son­ave me aftësi të kufizuara. Ky grup aktivistësh paraqiste një bazë të mirë për kri­jimin e struk­tu­rave të para orga­ni­za­tive të emër­tu­ara grupe aktive lokale (GAL).

Pro­gra­mi u orga­nizua në fazat si më poshtë:

· Theme­li­mi i gru­peve aktive lokale;

· Furniz­i­mi me pajis­je të duhu­ra për për­mirësimin e jetës sociale;

·  Shpërn­dar­jen e drejt­për­drejtë në famil­je dhe eduki­mi rreth për­dorim­it dhe mirëm­ba­jt­jes së materialit;

·  Viz­itat për­c­jel­lëse, të real­izuara nga zyrat lokale dhe ekipi i reha­bil­itim­it (shër­bimeve) te bazuar në bashkësi i nivelit qendror;

Paran­dal­i­mi i paso­jave të aftë­sisë së kufizuar;

· Theme­li­mi i qen­drave të reha­bil­itim­it të bazuar në bashkësi (QRBB).

Men­jëherë pas luftës, HANDIKOS përsëri fil­loi një orga­niz­im të ri duke u për­p­jekur që ta riak­tiv­i­zonte rrjetin dhe të cak­tonte objek­ti­vat krye­sore të veprim­it në bashkëpunim me agjencitë ndërkom­bëtare dhe orga­ni­za­ta joqever­itare (OJQ) ven­dore me qël­lim të përkrah­jes së per­son­ave me aftësi te kufizuar dhe famil­jarëve të tyre me mate­r­i­al dhe mjete të domos­doshme për jetë.

Prezen­ca e orga­ni­zatave ndërkom­bëtare i ofroi HAND­IKOS-it mundës­inë që të bëjë shumë shpe­jt rikon­struk­timin e rrjetit dhe jo vetëm që rri­ti num­rin e gru­peve aktive lokale dhe të qen­drave të bashkë­sisë por me ndih­mën e përkrah­jes nga jashtë i punë­soi shumë nga vull­ne­tarët. Në peri­ud­hën e emergjencës, për t’i përm­bushur nevo­jat e qyte­tarëve me aftësi të kufizuara është bërë regjistri­mi i per­son­ave me aftë­sisë së kufizuar dhe shpërn­dar­ja e mate­ri­alit higjienik, mjekë­sor dhe pajis­jeve ndih­mëse. Për çdo grup aktiv lokal ishin të nevo­jshëm tre punë­torë ku dy prej tyre ishin punë­torë të ter­ren­it dhe një përgjegjës i zyrës.

Në çdo qendër të bashkë­sisë ishin: koor­di­na­tori, dy punë­torë të reha­bil­itim­it pri­mar fizikal, një për aktivitetet psike-motorike dhe një voz­itës për trans­portimin e fëmijëve.
Puna e qen­drave të HANIKOS për­cillej nga fizioter­apeu­ti i lartë dhe tra­jneri i aktiviteteve psike-motorike të dy nga Hand­i­cap International.

Duhet thek­suar se kon­tribut te jashtëza­kon­shëm në përkrah­jen e real­izim­it te pro­gramit të HANDIKOS kanë ofru­ar part­neret ndërkom­bë­tar si: “Hand­i­cap Inter­na­tion­al”, “OXFAM”, Agjen­cioni Fin­lan­dez FIDIDA, Qev­e­ria e Fin­landës, dhe Ambasa­da e Fin­landës, Orga­ni­za­ta Ital­iane “Onlus Wam­ba-Athena”, “Onlus Rober­to Baz­zoni”, “Save The Chil­dren”, “UNICEF”, Agjen­sioni Evropi­an per ndër­time dhe rindër­tim, etj. ndër­sa nga viti 2004 HANDIKOS në mënyrë mod­este e kanë përkrahur edhe disa Komu­na të Kosovës dhe dona­tor lokal.

Gjatë kësaj peri­ud­he HANDIKOS u rrit dhe u zhvil­lua, sido­mos në drej­tim të ndër­tim­it të kapaciteteve, si dhe kri­jim­it të infra­struk­turës, në ndër­timin e objek­teve në shu­micën e komu­nave te Kosovës, si në: Suharekë, Pejë, Drenas, Mal­i­shevë, Dra­gash, Fer­izaj, Mitro­vicë, Mitro­vicë veri­ore, Lip­jan, Shtime, Istog, Gji­lan, Prizren, etj, e sido­mos duhet për­men­dur ndër­timin e Qen­drës Resur­se­ve të Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara, mbështe­tur nga “WINSLOW STARK FOUNDATION” dhe “LINDEN ROOT DICKINSON FOUNDATION” dhe imple­men­tu­ar nga “World Vision”.

Të gjitha këto objek­te janë të pajisura me të gjitha pajis­jet e nevo­jshme të punës për të ofru­ar shër­bime reha­bil­ituese pri­mare fizikale dhe psiko-sociale, mjete trans­porti, dhe pajis­je zyre.

Disa nga rezul­tatet e arrit­u­ra nga kjo punë disa vjeçare përfshijnë:

· Aktu­al­isht HANDIKOS veprim­tar­inë e vet e zhvil­lon në tërë ter­ri­torin e Kosovës me 13 Zyra lokale dhe 14 Qen­dra të Reha­bil­itim­it të Bazuar në Bashkësi, përf­shirë këtu edhe pjesën Veri­ore të Kosovës;

· HANDIKOS ka një data­bazë me 18,000 anë­tarë me aftësi te kufizuara fizike dhe te kom­bin­uara të moshave, gjinive, dhe etnive te ndryshme;

· Nga viti 1999 deri më sot HANDIKOS ka ofru­ar shër­bime të reha­bil­itim­it pri­mar për rreth 2,900 fëmi­jë me aftësi të kufizuar duke ju ofru­ar rreth 22,500 tra­j­time të reha­bil­itim­it psiko-sociale dhe pri­mar fizikal të ofru­ara në çdo vit;

· Hand­iKOS ka ofru­ar rreth 6,300 pajis­je të ndryshme ndih­mëse, përf­shirë këtu kar­ro­cat, kukëzat, kar­ro­ca tualeti, mate­r­i­al për inkon­ti­nencë, mate­r­i­al për tra­j­timin e plagëve deku­bitare etj.;

· Në mbështet­je të orga­ni­zatave ndërkom­bëtare, Hand­iKOS ka arrit­ur që të për­mirë­soj qas­jen në infra­struk­turën fizike duke rreg­ul­lu­ar 96 pjer­ri­na në objek­tet pub­like si dhe adap­ti­min e ambi­en­teve të banim­it tek per­son­at me aftësi të kufizuara.

· 1,550 fëmi­jë dhe të rrit­ur nga e gjithë Koso­va kanë për­fi­tu­ar nga reha­bil­iti­mi i ofru­ar gjatë kam­peve aktive në bregdet;

· Hand­iKOS ka avokuar, lobuar dhe ka marre pjese ne kri­jimin, ndryshimin dhe mon­i­torim­in e imple­men­tim­it të infra­struk­turës ligjore në fushën e të drej­tave të per­son­ave me aftësi të kufizuara;

· Përmes orga­nizim­it të fushatave të ndryshme, doku­men­tarëve, video­prezan­timeve, debat­eve tele­vizive, tryezave, Hand­iKOS ka ngrit­ur vetëdi­jen e per­son­ave me aftësi të kufizuar dhe famil­jarëve për të drej­tat e tyre, për­faqë­suesve të insti­tu­cion­eve dhe mbarë shoqërisë në Kosovë;

· Hand­iKOS ka pub­likuar udhëzues dhe dora­cak të ndryshëm për të drej­tat e per­son­ave me aftësi të kufizuar, duke u bërë buri­mi i vetëm i infor­ma­cionit mbi aftës­inë e kufizuar në Kosovë;

· Hand­iKOS gjatë gjithë këtyre viteve ka ngrit­ur kapacitetet e stafit në har­moni me nevo­jat e per­son­ave me aftësi të kufizuara duke ju për­sh­tatur rrethanave të kohës;

· Hand­iKOS është një nga orga­ni­zatat e cila punë­son më së shumti per­sona me aftësi të kufizuar dhe ndër­m­jetë­son punësimin e tyre në tre­gun e punës duke ngrit­ur kapacitetet e tyre;

· Gjate kësaj kohe Hand­iKOS zhvil­loi kapacitetet dhe u be part­ner seri­oz i dona­toreve dhe orga­ni­zatave ndërkom­bëtare, lokale ne imple­men­timin e pro­jek­teve, si dhe for­coj bashkëpunimin me insti­tu­cione te nivelit qen­dror dhe lokal me qel­lim te për­mirësim­it te kushteve dhe avancim­it të poz­itës së per­son­ave me aftësi te kufizuara në Kosovë.