POLITIKA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Me qël­lim për t’ju ofru­ar një shër­bim sa më të mirë dhe cilë­sor, orga­ni­za­ta HANDIKOS ofron for­mu­la­rë dhe pyetë­sorë të ndryshëm.  Këto të dhë­na do të grum­bul­lo­hen, për­puno­hen dhe ruhen nga orga­ni­za­ta në për­puth­je të plotë me Ligjin për mbro­jt­jen e të dhë­nave të parashikuara me  ligjin “Për Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale”. Këto veprime do të kry­hen sipas parim­it të respek­tim­it dhe garan­tim­it të të drej­tave dhe lirive themelore të njeri­ut dhe në veçan­ti të drejtës së rua­jt­jes së jetës private.

HANDIKOS ju riku­j­ton se dhë­nia e të dhë­nave tua­ja per­son­ale nuk është e detyrueshme dhe është me dëshirën e çdo indi­vi­di për të dhënë vull­ne­tar­isht infor­ma­cionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qël­lim­in për të cilën ajo kërkohet.

Gjat dhënies së pëlqim­it për per­son­at të cilët nuk kanë përm­bushur moshën mad­hore, çdo herë do të kërko­het pëlqi­mi para­prak i per­son­it mad­hor, i cili e shoqëron dhe i cili pose­don autor­iz­ime ligjore për veprime.

  • Të dhë­nat e ndjeshme, edhe përkundër dhënies se pëlqim­it, ato do të për­doren vetëm për qël­lim të sta­tis­tikave dhe se të dhë­na të tjera që mbro­hem me ligjin për shën­de­tësi dhe lig­je të tjera, nuk do të trans­fer­o­hen apo për­puno­hen.
  1. Mbled­h­ja e infor­ma­cionit: HANDIKOS do të mbled­hë vetëm infor­ma­cion per­son­al i cili nevo­jitet për admin­istrim­in e të dhë­nave lid­hur me shër­bimet e ofru­ara, bazuar në lig­jet përkatëse në fuqi “Për mbro­jt­jen e të dhë­nave personale’’).
  1. Për­puni­mi i infor­ma­cionit: HANDIKOS do të për­puno­jë të dhë­nat tua­ja per­son­ale në mënyrë të drejt dhe vetëm për ato qël­lime qe ju ka infor­muar në momentin e nën­shkrim­it të deklaratës së pajtimit.
  1. Cilësia e për­punim­it të dhë­nave: HANDIKOS për­dorë teknologji të për­sh­tat­shme dhe tra­jnon punon­jësit me njo­huri të mjaftueshme teknike për të sig­u­ru­ar rua­jt­jen e të dhënave.
  1. Sig­uria dhe fshe­htësia: HANDIKOS do të mba­jë të dhë­nat tua­ja per­son­ale kon­fi­den­ciale dhe do të kufi­zo­jë qas­jen në të dhë­nat tua­ja per­son­ale vetëm për qël­lime të statistikave.
  1. HANDIKOS i refer­o­het stan­dard­eve më të lar­ta sipas kërke­save ligjore për rua­jt­jen dhe mbro­jt­jen e të dhënave.
  1. Shpërn­dar­ja e të dhë­nave: HANDIKOS mund të shpërn­da­jë të dhë­nat tua­ja per­son­ale me palë të tre­ta të cilat vepro­jnë në emër të saj dhe nën udhëzimet e saj, për informimin tuaj dhe shër­bimet, vetëm pasi ka mar­rë aprovimin tuaj paraprakisht.
  1. Përgjegjësia: HANDIKOS dhe punon­jësit e saj  mund të për­puno­jnë të dhë­nat per­son­ale vetëm në paj­tim me këto parime dhe ligjin e zbat­ueshëm, krye­jë tra­jn­ime për të punë­suar­it dhe rishikime të për­puthësh­mërisë së saj me këto parime.  Punon­jësit pritet të rapor­to­jnë shkel­jen e këtyre parimeve tek drejtue­sit në instan­ca. Nëse keni ndon­jë ankesë që orga­ni­za­ta ka shkelur këto parime dhe nëse keni ten­tu­ar në mirëbes­im për të zgjid­hur ankesën pranë orga­ni­za­tës, por anke­sa nuk është zgjid­hur bren­da inter­valit kohor të parashikuar, atëherë ju mund të zba­toni këto parime në për­puth­je me Ligjin e Zbatueshëm.

PUBLIKIMET, NGJARJET DHE POSTIMET

Mbro­jt­ja e të dhë­nave të ndryshme vizuale për per­son­at prezen­të në çfarë­do pub­liki­mi apo ngjar­je të orga­nizuar nga HANDIKOS, para­prak­isht do të bëhet me pëlqimin dhe aprovimin e palës e cila është e përf­shirë, ose të per­son­it përgjegjës i cili mbron të drej­tat e per­son­it të përf­shirë në ngjar­je, sipas autor­iz­imeve ligjore.

Gjatë çfarë­do pub­liki­mi apo pos­ti­mi të aktivitetit, HANDIKOS do të ketë kon­sid­er­atë të lartë që objek­tivi të jetë i fokusuar vetëm tek per­son­at të cilët para­prak­isht kanë dhënë një pëlqim për ekspoz­im ndaj pub­likut, lid­hur me per­son­at përgjegjës të cilët duhet të jenë të kujdesshëm që në objek­tiv dhe fokus të ngjar­jes, të mos mar­rin ndon­jë kuadër të rastë­sishëm, qof­shin ata kalim­tarë, per­sona ose objek­te afariste të cilat me lehtësi mund të identifikohen.

Zyr­tari përgjegjës për pub­likim është përgjegjës për pub­likim të drejtë dhe pa ndon­jë ten­dencë për secilin pub­likim, duke mbro­j­tur intere­sat më të lar­ta për rep­uta­cionin e orga­ni­za­tës dhe duke njof­tu­ar anë­tarës­inë me infor­ma­ta të konfirmuara.