3 dhjetor 2019- Konferenca Vjetore për Aftësinë e Kufizuar që shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë /ZKM, në mjediset e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Të pranishëm në këtë konferencë, ndër të tjerë, ishin znj. Hillen FRANCKE — Zyra e BE-së në Kosovë / Zëvendës Shefe e Bashkëpunimit, z. Ramush Haradinaj- Ushtruesi i Detyrës së Kryeministrit të Kosovës, z. Hilmi Jashari ‑Avokati i Popullit dhe përfaqësues të OPAK-ve partnere në projekt.
Gjatë konferencës pikat kryesore të diskutuara dhe të dakorduara ishin; forcimi i bashkëpunimit ndërmjet OPAK-ve dhe Institucioneve Publike si dhe institucioneve të tjera qeveritare. Çështje të tjera me rëndësi ishin edhe ngritja e mekanizmave si Këshilli Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, i cili do të përmirësojë agjendën dhe do të monitorojë zbatimin e standardeve; zbatimi i Ligjit për Gjithëpërfshirjen; përmirësimi i agjendës së Strategjisë dhe Planit Kombëtar; Zbatimi i ligjeve aktuale dhe përputhshmëria me standardet ndërkombëtare, për të përmendur disa. Në konferencë morën pjesë 100 pjesëmarrës, të cilët përfaqësonin HandiKOS-in në nivel kombëtar dhe lokal, Shoqatën e të Verbërve të Kosovës nga niveli kombëtar dhe lokal, Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës nga niveli kombëtar dhe lokal, Forumi Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, Zyra e BE-së, Kryeministri, Zyra për Qeverisje të Mirë, Avokati i Popullit, Ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë si dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues të Qendrës për Kujdes Social, Sindroma Down Kosova dhe Stafi i Projektit.
3 dhjetor 2020- Konferenca Vjetore për Aftësinë e Kufizuar që shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”. Qëllim i shënimit të kësaj dite ishte diskutimi dhe përcaktimi i prioriteteve në mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, si pjesë e barabartë e shoqërisë në Republikën e Kosovës.
Hapjen e Konferencës dhe fjalën hyrëse e bëri Z. Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, kurse pjesëmarrës me fjalimet dhe mbështetjen e tyre ishin edhe zv. kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj dhe z. Naim Celaj, Instituti i Avokatit të Popullit.
Ky aktivitet u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë — Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova Gjithëpërfshirëse”, i mbështetur nga BE dhe zbatuar nga HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, “Threshold” dhe “Disability Partnership Finland”.
3 dhjetor 2021- Konferenca Vjetore për Aftësinë e Kufizuar që shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara “Mesazhi i ditës së sotme le të jetë një Kosovë me mundësi të barabarta për të gjithë, një Kosovë që do të duhej të mundësojë dhe sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe dukshmëri të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe publike, një Kosovë që do të duhej të sigurojë infrastrukturën e duhur ligjore dhe një Kosovë që do të duhej të sigurojë infrastrukturën e duhur institucionale për një sistem funksional’’. Kjo është një pjesë e mesazhit që drejtori i HANDIKOS, z. Afrim Maliqi përçoi gjatë konferencës së sotme lansuese të shpalljes së vitit 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. Z. Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë e drejtoi konferencën dhe theksoi të arriturat gjatë vitit 2021. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj. Emilija Rexhepi theksoi përkushtimin e Qeverisë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur vitin 2022 ‑Vitin e Personave me Aftësi të Kufizuara, akt. Ushtruese e detyrës së shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Annacarin Platon theksoi rëndësinë e avancimit të pozitës dhe respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe përkushtimin e BE-së për të mbështetur OPAK-ët dhe qeverinë në këtë proces.
Ky aktivitet u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë — Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova Gjithëpërfshirëse”, i mbështetur nga BE dhe zbatuar nga HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, “Threshold” dhe “Disability Partnership Finland”.
3 dhjetor 2022- Konferenca Vjetore për Aftësinë e Kufizuar që shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë ZQM/KM, konferenca u organizua në ambientet e Qeverisë së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë) me pjesëmarrje të përfaqësuesve të ministrive, të organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe përfaqësuesve të organizatave të personave me aftësi të kufizuara.
Z. Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë e drejtoi Konferencën dhe theksoi të arriturat gjatë vitit 2022 duke u ndalur në të arriturat kryesore nga “Kalendari i aktiviteteve për vitin 2022”. Përfaqësuesit e secilës ministri në mënyrë individuale prezantuan aktivitetet që kishin realizuar, ndërsa përfaqësuesit e Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhanë mendimet e tyre dhe kërkuan që të forcohet më tej bashkëpunimi i të gjithë aktorëve në avancimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuar në shoqëri si dhe në respektimin e të drejtat e tyre.
Ky aktivitet u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë — Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova Gjithëpërfshirëse”, i mbështetur nga BE dhe zbatuar nga HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, “Threshold” dhe “Disability Partnership Finland”.