Trajnimet 

Qasshmëria

Nga të gjitha hulum­timet e der­i­tan­ishme, munge­sa e qas­jes del të jetë një ndër sfi­dat më të mëd­ha me të cilën për­ballen per­son­at me aftësi të kufizuara në vendin tonë. Ambi­en­ti fizik/Infrastruktura dhe trans­porti i papër­sh­tat­shëm për nevo­jat e tyre, i pen­gon ata në pjesë­mar­rjen në jetën dhe aktivitetet jetë­sore. Për të rrit­ur njo­hu­ritë, vetëdi­jes­imin si dhe shkathtësitë në auditimin e qas­jes, në kuadër të pro­jek­tit të finan­cuar nga BE “Koso­va Gjithëpërf­shirëse” janë real­izuar 9 tra­jn­ime për Auditimin e Qas­jes në Mjedis­et e Ndër­tu­ara, ku shu­mi­ca prej tyre janë mba­j­tur nga part­neri i pro­jek­tit Dis­abil­i­ty Part­ner­ship Fin­land (DPF), duke sjel­lë në Kosovë një stan­dard të ri për ndër­timin dhe auditimin e qas­jes. (1)Trajnim 3 ditor me për­faqë­sues të OPAK-ve në niv­el qen­dror. (2) Tra­jn­im 3 ditor me për­faqë­sues të OPAK ve në niv­el lokal; (3) Tra­jn­im 3‑ditor me zyr­tarë të insti­tu­cion­eve në niv­el qen­dror. (4) Gjashtë tra­jn­ime 2‑ditore në 6 regjione të Kosovës (Prisht­inë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Gji­lan) me pjesë­mar­rës për­faqë­sues të pushtetit lokal. Për­fitue­sit e këtyre tra­jn­ime, punon­jës dhe anë­tarë të OPAK-ve, zyr­tarë të nivelit qen­dror dhe lokal rritën kapacitetet dhe zhvil­lu­an njo­hu­ritë e tyre lid­hur me stan­dard­et e qas­jes për per­son­at me aftësi të kufizuar si dhe u tra­jnu­an nga ana prak­tike duke për­dorur udhëzuesin dhe for­mu­la­rët stan­darde për të bërë auditimin e qasjes.

Ngritja e kapaciteteve

Një nga objek­ti­vat krye­sore të pro­jek­tit është edhe ngrit­ja e kapaciteteve orga­ni­za­tive të OPAK-ve. Në kuadër të pro­jek­tit të finan­cuar nga BE “Koso­va Gjithëpërf­shirëse” janë mba­j­tur 9 tra­jn­ime dy ditore në fushat si në vijim: (1) Menax­hi­mi i burimeve njerë­zore; (2) Menax­hi­mi i finan­cave dhe aseteve; (3) Har­ti­mi i kornizës logjike; (4) Mbled­h­ja e Fondeve; (5) Mon­i­tori­mi dhe vlerësi­mi i Pro­jek­teve; (6) Kry­er­ja e Hulum­timeve; (7) Menax­hi­mi i ueb dhe medi­ave sociale; (8) Plan­i­fiki­mi Strategjik; dhe (9) Menax­hi­mi i Pro­jek­teve. Këto tra­jn­ime u orga­nizuan me qël­lim rrit­jen e njo­hurive dhe zhvil­lim­in e kapaciteteve të punon­jësve të OPAK-ve, duke ndikuar në një menax­him më të mirë të pro­jek­teve dhe per­for­mancës orga­ni­za­tive. Për­fitue­sit e këtyre tra­jn­imeve kanë aplikuar njo­hu­ritë e fitu­ara sa i për­ket plan­i­fikim­it të burimeve njerë­zore në orga­ni­zatat e tyre, pro­ce­sit të rekru­tim­it si dhe menax­him­it të per­for­mancës, si bëhet har­ti­mi i kornizës logjike dhe menax­hi­mi i pro­jek­teve si dhe për­dori­mi e medi­ave për komu­nikim me pub­likun. Për më tepër, kanë mësuar edhe rreth menax­him­it finan­ciar dhe logjikës së bux­hetim­it të projekteve.

Mediat sociale

Medi­at sociale në ditët e sotme janë një mjet i fuqishëm për të infor­muar, ndërgjegjë­suar si dhe për të për­c­jel­lë mesazhe te një audi­ence e gjerë. Duke pasur parasysh ndikimin e medi­ave sociale në shoqëri, Pro­jek­ti i finan­cuar nga BE “Koso­va Gjithëpërf­shirëse” në cik­lin e tra­jn­imeve për rrit­jen e kapaciteteve të OPAK-ve, ka real­izuar tra­jn­imin 2- ditor me fokus njo­hjen e teknikave të medi­ave sociale dhe për­dori­mi i tyre për avokim, vetëdi­jes­im dhe informim masiv për kauza të ndryshme. Zyr­tarë të OPAK ve kanë për­fi­tu­ar nga këto tra­jn­ime, duke i për­dorur njo­hu­ritë e mar­ra në tra­jn­im për zhvil­lim­in dhe menax­himin e ueb­faqe-ve dhe rrjeteve sociale të orga­ni­zatave të tyre.

Mentorimi

Part­neri Fin­lan­dez i Pro­jek­tit Kyn­nys ka zhvil­lu­ar tra­jn­ime dhe sesione lid­hur me avokimin për të drej­tat e fem­rave me aftësi të kufizuara. Fem­rat me aftësi të kufizuara, zyrtare dhe anëtare të OPAK ve kanë mësuar meto­da të reja për të avokuar për çësht­je me rëndësi, për­mirësi­mi i të cilave do t’ua lehtë­sonte jetën këtyre grave. Përveç kësaj, ato janë motivuar nga mod­elet e suk­sesit në vendet e tjera, gjë që i ka shtyrë që të vazh­do­jnë të lufto­jnë për kauzat e tyre me qël­lim avancimin e poz­itës së tyre në shoqëri.

Përdorimi i mediave në avokim

Medi­at janë një nga kanalet krye­sore të komu­nikim­it me pub­likun e gjerë. Ato kanë ndikim të madh mbi mënyrën se si qyte­tarët i per­cep­to­jnë poli­tikat si dhe ndih­mo­jnë në ndërgjegjësimin e qyte­tarëve për çësht­je të ndryshme. Duke qenë një temë me mjaft interes dhe rëndësi për OPAK-et, në kuadër të cik­lit të tra­jn­imeve të Pro­jek­tit të finan­cuar nga BE “Koso­va Gjithëpërf­shirëse” janë zhvil­lu­ar dy tra­jn­ime 2 ditore me temë “Për­dorim­in e Medias në Avokim” për orga­ni­zatat e per­son­ave me aftësi të kufizuara. OPAK-ët patën mundës­inë të mar­rin njo­huri rreth rëndë­sisë së medi­ave në avokimin e çësht­jeve për të drej­tat e per­son­ave me aftësi të kufizuar, si ta për­c­jellin infor­ma­cionin te audi­en­ca, si të për­gatiten për paraqit­je në media, dhe si tu qasen medi­ave për pro­movimin e kauzave të tyre. Ata gjithash­tu u tra­jnu­an edhe nga ana prak­tike lid­hur me teknikat dhe meto­dat e për­dorim­it të medias, duke har­tu­ar edhe plan­et e punës në niv­el orga­ni­zate, në raport me mediat.