Pas një pro­ce­si kon­sul­timesh me anë­tarët, bor­din, stafin, bashkëpunë­torët dhe palët e intere­suara, Hand­iKOS, duke  u bazuar në të drej­tat, nevo­jat dhe gjend­jen e per­son­ave me aftësi të kufizuara, si dhe duke pasur parasysh sit­u­atën aktuale socio-ekonomike në vend, ka har­tu­ar strategjinë e re dhe Planin e Punës të cilat do të jetë bazë e punës së Hand­iKOS-it për peri­ud­hën 2014–2016. Gjatë kësaj peri­ud­he, Hand­iKOS do të punoj drejt arrit­jes së një shoqërie gjithëpërf­shirëse me njo­hje dhe respek­tim të plotë të të drej­tave dhe mundë­sive të barabar­ta të per­son­ave me aftësi të kufizuara. Strategjia e har­tu­ar dhe për­gat­i­tur me pjesë­mar­rjen aktive të palëve të lart­për­men­dura si dhe Plani i Punës janë aprovuar nga Bor­di i Hand­iKOS-it dhe do të shër­be­jnë në arrit­jen e objek­ti­vave gjatë kësaj periudhe.

Hand­iKOS është orga­ni­za­të joqever­itare e themelu­ar në vitin 1983, për­faqë­son dhe përkrah per­son­at me aftësitë kufizuar duke avokuar dhe lobuar për të drej­tat dhe duke ofru­ar shër­bime përmes rrjetit me 14 qen­drave dhe 13 zyrave lokale të ven­do­sura në gjithë Kosovën, me qël­lim të përm­bush­jes së nevo­jave, për të arrit­ur të drej­ta të barabar­ta, jetë të pavarur dhe të din­jitetëshme drejt pjesë­mar­rjes së plotë të per­son­ave me aftësi të kufizuar në Kosovë.

Gjatë peri­ud­hës 2014 – 2016 Hand­iKOS do të punoj drejt arrit­jes së një shoqërie gjithëpërf­shirëse me njo­hje dhe respek­tim të plotë të të drej­tave dhe mundë­sive të barabar­ta të per­son­ave me aftësi të kufizuara. Për të arrit­ur këtë Hand­iKOS ka ven­do­sur dy objek­ti­va krye­sore: (1) Zhvil­li­mi dhe avanci­mi i shër­bimeve sociale të vetë qën­drueshme të bazuara në bashkësi për per­sona me aftësi të kufizuar, dhe (2) Avanci­mi i të drejtës për lëviz­je të lirë, shër­bime cilë­sore shën­de­të­sore, mirëqe­nie sociale, arsim dhe punësim të per­son­ave me aftësi të kufizuara.

Strategjine dhe planin e punes mund ta gjeni ketu

Afrim Maliqi
Drej­tor i HandiKOS-it
Tetor 2013