HANDIKOS Sample Page Aktivitetet Grupi Koordinues për Avokim takohet me drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, diskutohet plani i përbashkët i punës 2020

Grupi Koordinues për Avokim, në përbërje të përfaqësuesve të HANDIKOS-it, Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve dhe Stafit të Projektit, sot mbajtën takim me drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së kryeministrit të Kosovës, z. Habit Hajredinin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për planin e përbashkët të punës për vitin 2020, duke përfshirë raportin nga zbatimi i Planit Aktual Nacional të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, formimin e grupit punues për hartimin e Planit të ri Nacional të Veprimit 2021-2023 dhe ftesën për funksionalizimin e Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Takimi u realizua në kuadër të projektit të BE-së “Promovimi i gjithëpërfshirës në proceset konsultative për reformat e qeverisjes dhe administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, nacional dhe regjional”, i cili zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Disability Partnership Finland, Threshold, Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *