Halit Ferizi

Halit Fer­izi u lind me 27.07.1949 në fshatin Pasomë, komu­na e Vushtr­risë dhe ndër­roi jetë më 05.05.2009 në Prisht­inë. Duke qenë vetë per­son me aftësi të kufizuar dhe duke e parë gjend­jen e rëndë të per­son­ave me aftësi të kufizuara, si dhe nevo­jën për fuqiz­imin e këtyre per­son­ave në Kosovë, Fer­izi, bashkë me disa qyte­tarë të tjerë, e themeloi Shoqatën e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës në vitin 1983.

Që nga theme­li­mi i shoqatës e deri kur ndër­roi jetë, Fer­izi ishte kryetar i shoqatës. Me punën dhe angazhimin e tij, ai ka arrit­ur ta shtri­jë shoqatën në të gjitha komu­nat e Kosovës gjatë viteve të 90’ta. Shoqa­ta gjatë kësaj peri­ud­he ka vepru­ar përmes avokim­it dhe lobim­it për per­son­at me aftësi të kufizuara. Falë tij, shoqa­ta ka dhënë kon­tribut të madh edhe gjatë luftës së fun­dit në Kosovë, duke ofru­ar shër­bime, pajis­je ndih­mëse, barëra dhe mjete tjera mjekë­sore për të plago­surit dhe qyte­tarët në përgjithësi.

Pas luftës, Halit Fer­izi arri­ti që Shoqatën e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës ta rior­ga­ni­zo­jë dhe regjistro­jë pranë organ­eve kom­pe­tente me emër­tim të njëjtë, duke ia shtu­ar akro­n­imin Hand­iKOS. Duke kon­tak­tu­ar me dona­torë të jashtëm, Fer­izi arri­ti që përmes Hand­iKOS-it të ju ofro­jë per­son­ave me aftësi të kufizuar shër­bimet dhe pajis­jet e dos­mos­doshme, siç janë kar­ro­cat lëvizëse, pajis­jet orto­pe­dike dhe mate­ri­alet tjera të domos­doshme për ta.

Duke qenë vizionar dhe këm­bën­gulës në punën e tij, Fer­izi ka shndër­ru­ar Hand­iKOS-in në emblemën e aftë­sisë së kufizuar në Kosovë dhe sot numëron rreth 18.000 anë­tarë në rrjetin e tij.

Halit Fer­izi, arri­ti që ta bëjë shoqatën të nji­hej dhe të vlerë­so­hej edhe në rajon dhe më gjërë. Sipas anal­izës së bërë nga INTRAC (Orga­ni­za­të kjo angleze, e spe­cial­izuar për vlerësimin dhe zhvil­lim­in e orga­ni­zatave), Hand­iKOS është rad­hi­tur si Orga­ni­za­ta më e mad­he e per­son­ave me aftësi të kufizuara në Evropën Juglindore.

Përveç angazhim­it në Hand­ikos, Hal­i­ti ishte edhe krye­sues i Koa­li­cionit të Orga­ni­zatave Kom­bëtare të Per­son­ave me aftësi të kufizuara të Kosovës të emër­tu­ar si “Mundësi te Barabar­ta”; Bashkëkrye­sues i Këshillit Kom­bë­tar të Aftë­sisë së Kufizuar të Kosovës i themelu­ar nga kryem­i­nistri i Qev­erisë së Kosovës; anë­tar i Këshillit të Pergjthshëm për Shër­bime Sociale dhe Famil­jare; anë­tar i Grupit Strategjik të Foru­mit Evropi­an të aftë­sisë së kufizuar për çësht­jen e aftë­sisë së kufizuar për Evropën Juglin­dore; nënkryetar i Kuven­dit të Orga­ni­zatave Joqever­itare dhe anë­tar i Bor­dit Ekzeku­tiv nga viti 2000; anë­tar i Komi­sion­it  Qen­dror Zgjed­hor  — KQZ; anë­tar i Grupit Punues të UNMIK-ut për aftës­inë e kufizuar; anë­tar i Grupit Punues për Har­timin e Strategjisë së Shën­de­tës­inë në Kosovë e shumë detyra të tjera në interes pub­lik dhe të per­son­ave me aftësi të kufizuar.

0 Comments

Postime të ngjashme