Sot kemi nisur punëtorinë virtuale dy-ditore me regjionin e Ferizajt, përmes së cilës kemi për qëllim mbështetjen e komunave dhe Qendrave të Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi (QRBB-ve), drejt shërbimeve të qëndrueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Punëtoria synon po ashtu fuqizimin e QRBB-ve për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, përmes ndërgjegjësimit të komunave për shërbimet që Qendrat në fjalë ofrojnë për komunitetin e aftësisë së kufizuar në komunën gjegjëse dhe rëndësinë për të mbështetur këto shërbime, duke përdorur alternativa të qëndrueshme të financimit.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve” i cili implementohet nga HANDIKOS në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.

0 Comments

Postime të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *