Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës – HANDIKOS përg­jatë vitit 2021 me përkush­tim ofroi shër­bimin e pajis­jeve ndih­mëse për per­son­at me aftësi të kufizuara dhe gjithë qyte­tarët e Kosovës në nevojë.

Vetëm përg­jatë vitit që lamë pas, nga depot e Qen­drës së Resur­se­ve të HANDIKOS në Prisht­inë janë ofru­ar mbi 800 pajis­je të ndryshme që shër­be­jnë për lëviz­je të lirë, mes tyre kar­ro­ca, pater­i­ca, shëti­tore, shtretër orto­pe­dikë etj. Ndërkaq 180 per­sona ishin për­fitues të mate­ri­aleve për inkontinencë.

Vlen të thek­so­het, se vetëm prej kar­ro­cave, janë ofru­ar rreth 500 sosh, të reja dhe të për­doru­ra. Ndërko­hë, udhëz­ime, infor­ma­cione dhe këshilla rreth mirëm­ba­jt­jes apo çësht­jeve teknike të tyre ishin rreth 5 mijë të tilla përmes lin­jave mobile.

Përveç shër­bim­it me pajis­je ndih­mëse, HANDIKOS ka ofru­ar edhe shër­bime direk­te me fëmi­jë dhe të rrit­ur, shër­bime të këshillave ligjore, vizita në ter­ren etj. Ndër­sa përg­jatë vitit, janë dhu­ru­ar 350 pako ushqi­more dhe higjienike për per­son­at me aftësi të kufizuara dhe famil­jarë të tyre.

HANDIKOS, bazuar në mision­in dhe vizion­in e saj, por edhe në kuadër të imple­men­tim­it të  pro­jek­teve do të vazh­do­jë të shër­be­jë çdo­herë për  per­son­at me aftësi të kufizuara, dhe jo vetëm.

0 Comments

Postime të ngjashme