HANDIKOS Sample Page Shpallje Shpallje për vend të lirë pune: Asistent/e Projekti

HandiKOS (Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës) është formuar në vitin 1983, për të arritur njohjen dhe pjesëmarrjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. HandiKOS vazhdimisht lobon dhe avokon në nivel lokal dhe qendror për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Qëllimi kryesor është të krijoj një ambient të përshtatshëm, duke përmirësuar mundësinë për punësim, qasjen në arsim, qasjen fizike, dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në skemat e asistencës dhe sigurisë sociale. HandiKOS gjithashtu siguron pajisjet ndihmëse dhe shërbimet primare të rehabilitimit fizik, dhe psikosocial përmes 14 qendrave të rehabilitmit të bazuara në Komunitet, dhe 12 zyre lokale, të vendosura në të gjithë Kosovën. HandiKOS mban një databazë, ku ka regjistruar rreth 18,000 fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara (fizike, dhe të kombinuara).

Pershkrimi i projektit

Handikos, në bashkëpunim me organizatën greke KMOP (Qëndra për shërbime në familje dhe fëmijë) është duke e implementuar projektin “Përkujdesje dhe Mbështetje e Integruar për Persona me Aftësi të Kufizuar dhe të Moshuar”  të mbështetur dhe financuar nga Bashkimi Europian.  Përmes këtij projekti, HandiKOS ka themeluar dy qendra ditore, në Prishtinë dhe në Ferizaj, për ofrimin e shërbimeve për persona të moshuar dhe ofrimin e shërbimeve në shtëpi për të rritur me aftësi të kufizuara. Projekti ka si qëllim të kontriboj në mirëqenien, fuqizimin dhe integrimin social të personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Për këtë qëllim, jemi duke kërkuar për individë me përvojë, entuziast dhe të dedikuar për t’ju bashkangjitur HandiKOS si : Asistent Projekti

Detyrat dhe përgjegjësitë

Asistenti i projektit do të jetë përgjegjës për:

–  Asistimi në zhvillimin dhe koordimin e aktiviteteve të projektit;

–  Asistimi në menaxhimin ditor të projektit duke i kushtuar vëmendje të veçantë funksionimit të qendrave dhe respektimit të buxhetit dhe planeve;

–  Asistimi në përgatitjen e raporteve të rregullta për donator;  

–  Koordinimi i aktiviteteve dhe kontakt i rregullt me qendrat ditore;

–  Organizimi dhe menaxhimi i aktiviteteve për vizibilitet;

–  Mirëmbajtja dhe menaxhimi i informacioneve të publikuara në webfaqen e organizatës dhe mediume të tjera sociale.

Kualifikimet dhe përvoja e nevojshme:

–  Përvojë e mëparshme në shoqëri civile, sidomos në organizata që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut;

–  Shkollim universitar në fushat relevante;

–  Përvojë e mëparshme në lobim dhe avokim;

–  Aftësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe komunikuese;

–  Aftësi të shkëlqyeshme për të punuar nën afate të shkurta kohe;

–  Njohuri të shkëlqyeshme ne shqip dhe anglisht, dhe njohuri kompjuterike.

Kandidatet e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri në datën 28 shkurt 2014, në orën 13:00, në handikos@handi-kos.org  

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *