Grupi i të rinjëve dhe studentëve me aftësi të kufizuara në takim me Prodekanin e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës

Grupi i të rinjëve me aftësi të kufizuara që veprojnë në kuadër të HandiKOS-it, me datë 21.12.2012, u takuan me Prodekanin e Fakultetit të Edukimit z.Zeqir Veselaj. Në takim u diskutua për kushtet që Fakulteti i Edukimit ofron për studentët me aftësi të kufizuara, programet e studimit në këtë fakultet e sidomos për kuadrat e reja të mësimdhënsëve dhe pergatitja e tyre për të punuar me nxënës me aftësi të kufizuara. Të rinjët me aftësi të kufizuara falenderuan udhëheqësit e Fakultetit të Edukimit për kushtet e mira dhe rregullimin e qasjes së plotë për për personat me aftësi të kufizuara dhe kërkuan nga Prodekani që të bëhet me shumë punë rreth informimit të maturantëve për kushtet që ofon ky fakuletet.

0 Comments

Postime të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *