1. Mbani një ditar të përvojave që po kaloni tani- Duke qenë se është një periudhë ndryshe nga e gjithë jeta ynë, ndoshta dikur mund të dëshirojmë të rikujtojmë se si jemi ndjerë dhe si kemi reaguar ndaj situatës.
2. Gjeni mënyra të shëndetshme e produktive për të larguar stresin- Lexoni libra, shikoni filma, apo dëgjoni muzikë. Sigurohuni të fikni lajmet për pak kohë dhe të fokusoheni në emocionet tuaja pozitive. Kurdo që ndiheni në stress, provoni teknika të relaksimit si:
a. Frymëmarrja e thellë- është teknika bazë e shumë praktikave relaksuese. Uluni dhe mbani shpinën drejtë. Merrni frymë përmes hundës, mbajeni atë për 5 sekonda dhe më pas lironi frymën përmes gojës duke liruar ajër sa më shumë të mundeni.
b. Relaksimi i muskujve- është një proces me dy hapa, ku fillimisht tensionojmë/shtrëngojmë grupet e ndryshme të muskujve në trupin tonë e më pas i relaksojmë ata. Mund të kombinohet me frymëmarrjen e thellë për efekte më të mira të qetësimit.
c. Joga- përfshin një seri pozitash lëvizëse dhe të qëndrimit, të kombinuara me frymëmarrjen e thellë. Përpos zvogëlimit të ankthit dhe stresit, joga gjithashtu mund të përmirësojë fleksibilitetin, forcën, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë tonë.
d. Lëvizjet ritmike- përfshihen ecja e shpejtë, vallëzimi etj.
3. Aktivizohuni- Gjeni kohë çdo ditë për të ushtruar. Kjo mund të ju ndihmoj të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm.
4. Kthehuni në të kaluarën- Shikoni albumet me fotografi nga e kaluara. Një nga mënyrat më të mira për të shpërqendruar veten nga shqetësimet e sotme është të rikthejmë kohërat e mira, gjë e cila do na ndihmojë të ndihemi më të lidhur me familjen dhe miqtë.
5. Video-chat- Qëndroni në kontakt me familjen dhe miqtë duke kontaktuar përmes video chat. Kjo mund të na ndihmoj të ndihemi të lidhur me personat e afërt.
6. Provoni dicka të re- Shfrytëzoni maksimalisht kohën e lirë dhe mësoni gjëra të reja çkado qofshin ato (p.sh., ndjekja e një kursi online për gjuhë të huaja, krijimi i një projekt arti, të mësuarit e një pike vallëzimi).