Hand­iKOS (Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës) është for­muar në vitin 1983, për të arrit­ur njo­hjen dhe pjesë­mar­rjen e plotë të per­son­ave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Hand­iKOS vazhdimisht lobon dhe avokon në niv­el lokal dhe qen­dror për të drej­tat e per­son­ave me aftësi të kufizuara. Qël­li­mi krye­sor është të kri­joj një ambi­ent të për­sh­tat­shëm, duke për­mirë­suar mundës­inë për punësim, qas­jen në arsim, qas­jen fizike, dhe përf­shir­jen e per­son­ave me aftësi të kufizuara në ske­mat e asis­tencës dhe sig­urisë sociale. Hand­iKOS gjithash­tu sig­uron pajis­jet ndih­mëse dhe shër­bimet pri­mare të reha­bil­itim­it fizik, dhe psikoso­cial përmes 14 qen­drave të reha­bil­it­mit të bazuara në Komu­nitet, dhe 12 zyre lokale, të ven­do­sura në të gjithë Kosovën. Hand­iKOS mban një data­bazë, ku ka regjistru­ar rreth 18,000 fëmi­jë dhe të rrit­ur me aftësi të kufizuara (fizike, dhe të kombinuara).

Per­shkri­mi i projektit

Hand­ikos, në bashkëpunim me orga­ni­za­tën greke KMOP (Qën­dra për shër­bime në famil­je dhe fëmi­jë) është duke e imple­men­tu­ar pro­jek­tin “Përku­jdesje dhe Mbështet­je e Inte­gru­ar për Per­sona me Aftësi të Kufizuar dhe të Moshuar”  të mbështe­tur dhe finan­cuar nga Bashki­mi Europi­an.  Përmes këtij pro­jek­ti, Hand­iKOS ka themelu­ar dy qen­dra ditore, në Prisht­inë dhe në Fer­izaj, për ofrim­in e shër­bimeve për per­sona të moshuar dhe ofrim­in e shër­bimeve në shtëpi për të rrit­ur me aftësi të kufizuara. Pro­jek­ti ka si qël­lim të kon­tri­boj në mirëqe­nien, fuqiz­imin dhe inte­grim­in social të per­son­ave të moshuar dhe per­son­ave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Për këtë qël­lim, jemi duke kërkuar për indi­vidë me për­vo­jë, entuzi­ast dhe të dedikuar për t’ju bashkangji­tur Hand­iKOS si : Asis­tent Projekti

Detyrat dhe përgjegjësitë

Asis­ten­ti i pro­jek­tit do të jetë përgjegjës për:

-  Asis­ti­mi në zhvil­lim­in dhe koordimin e aktiviteteve të projektit;

-  Asis­ti­mi në menax­himin ditor të pro­jek­tit duke i kush­tu­ar vëmend­je të veçan­të funk­sionim­it të qen­drave dhe respek­tim­it të bux­hetit dhe planeve;

-  Asis­ti­mi në për­gatit­jen e raporteve të rreg­ull­ta për donator; 

-  Koor­dini­mi i aktiviteteve dhe kon­takt i rreg­ullt me qen­drat ditore;

-  Orga­niz­i­mi dhe menax­hi­mi i aktiviteteve për vizibilitet;

-  Mirëm­ba­jt­ja dhe menax­hi­mi i infor­ma­cion­eve të pub­likuara në web­faqen e orga­ni­za­tës dhe medi­ume të tjera sociale.

Kual­i­fikimet dhe për­vo­ja e nevojshme:

-  Për­vo­jë e mëparshme në shoqëri civile, sido­mos në orga­ni­za­ta që mbro­jnë dhe pro­movo­jnë të drej­tat e njeriut;

-  Shkol­lim uni­ver­si­tar në fushat relevante;

-  Për­vo­jë e mëparshme në lobim dhe avokim;

-  Aftësi të shkëlqyeshme ndër-per­son­ale dhe komunikuese;

-  Aftësi të shkëlqyeshme për të punuar nën afate të shkur­ta kohe;

-  Njo­huri të shkëlqyeshme ne shqip dhe anglisht, dhe njo­huri kompjuterike.

Kan­di­datet e intere­suar mund të dër­go­jnë CV-të e tyre deri në datën 28 shkurt 2014, në orën 13:00, në handikos@handi-kos.org  

0 Comments

Postime të ngjashme