HANDIKOS, në kuadër të pro­jek­tit  “Avanci­mi i të drej­tave të njeri­ut, pjesë­mar­rjes në shoqëri dhe kushteve për jetesë të pavarur të per­son­ave me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, të premten (sot) ka përm­byl­lur tra­jn­imin tred­i­tor ‘’Poli­tikëbër­ja dhe pjesë­mar­r­ja e per­son­ave me aftësi të kufizuara, në pro­ce­set poli­tikëbërëse në niv­el lokal dhe qendror’’.

25 të rinj me aftësi të kufizuara nga komu­na të ndryshme të Kosovës, në bashkëpunim me tra­jner­in kanë tra­j­tu­ar tem­at si në vijim:

-        Poli­tikë-bër­ja në niv­el lokal dhe qendror.

-        Doku­mentet krye­sore që garan­to­jnë pjesë­mar­rjen e gru­peve të intere­sit në har­timin e politikave,

-        Përgjegjësitë e insti­tu­cion­eve të nivelit qendror/lokal ndaj gru­peve të interesit,

-        Pro­ce­du­rat e pjesëmarrjes

-        Të drej­tat e gru­peve të interesit

-        Mundësitë për pjesë­mar­rje të per­son­ave me aftësi të kufizuara dhe orga­ni­zatat e tyre në har­timin dhe mira­timin e politikave/ligjeve.

Pro­jek­ti imple­men­to­het në part­ner­itet me orga­ni­za­tën Tresh­hold, me mbështetet­je nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme të Fin­landës, përmes Dis­abil­i­ty Part­ner­ship Finland.

0 Comments

Postime të ngjashme