Me moton “Mos ma kufi­zo lëviz­jen”, HANDIKOS sot për të dytën herë rad­hazi shënoi 1 Marsin – Ditën Ndërkom­bëtare të Për­doruesve të Kar­rocës. Bashkër­isht me për­dorues të kar­ro­cave e qyte­tarë të tjerë, marshuam në sheshet e krye­qytetit, duke bërë thirrje për vetëdi­jësim të shoqërisë dhe insti­tu­cion­eve për mungesën e infra­struk­turës për per­son­at me aftësi të kufizuara. Pjesë­mar­rës ishin edhe kryem­i­nistri i Repub­likës së Kosovës, z. Albin Kur­ti, kryepar­la­men­tar­ja znj. Vjosa Osmani dhe për­faqë­sues nga ambasa­da të hua­ja në vend dhe orga­ni­za­ta ndërkombëtare.

Drej­tori i HAND­IKOS-it, z. Afrim Maliqi gjatë fjalim­it të tij para të pran­ish­mëve thek­soi se lëviz­ja e lirë është e drejtë fun­da­men­tale e çdo per­soni, kësh­tu duke bërë thirrje që qas­ja infra­stuk­tur­ore të rreg­ul­lo­het për të gjithë.

“Kar­ro­cat janë një ndër pajis­jet më të për­doru­ra për per­son­at me vështirësi në lëviz­je. Mirëpo munge­sa e qas­jes në hapësira pub­like, rrugë ‚tro­tu­are, mohon fshe­hu­razi lëviz­jen e tyre. Ata i shpie në një lëviz­je të kufizuar. Shkak­tar për këtë gjend­je është mungesë e zba­tim­it të vargut ligjor për këtë per­sona… vetëm 30 përqind legjis­la­cioni përm­bush nevo­jat e per­son­ave me aftësi të kufizuara. 6,7 përqind ka të përm­bushur qas­jen për per­sona me aftësi të kufizuara”, u shpreh ai.

Z. Maliqi thek­soi që gjatë këtij viti do të puno­het shumë në mënyrë që viti 2021 të shpal­let vit i Aftë­sisë së Kufizuar në Kosovë.

“Reko­man­do­jmë që Kuven­di i Kosovës të shpall me rezo­lutë vitin 2021, për per­son­at me aftësi të kufizuar”, tha z. Maliqi.

Kurse kryem­i­nistri i Kosovës, z. Albin Kur­ti u prem­toi per­son­ave me aftësi të kufizuara se në Kuvend e Qev­eri do ta kenë shte­gun e pjer­rtë dhe kushtet e tjera të nevo­jshme për qasje.

” Bëhet fjalë për qyte­tarët tonë me nevo­ja të veçan­ta të cilët e kanë jetën më të vështirë, e ne si pjesë­tarë të shtetit, duhet që ta dësh­mo­jnë empat­inë dhe sol­i­daritetin… me tra­j­timin sol­i­dar që ua bëjmë njerëzve në kar­rocë, ne të dësh­mo­jmë se çfarë shteti dhe shoqërie jemi. Ne duhet t’i mar­rim tash rezul­tatet e këtyre strategjive të bashkëbise­do­jmë dhe në mënyrë që ta kemi një plan­i­fikim i cili merr edhe prak­tikat e BE-së, edhe mbi të gjitha për­vo­jën e juaj jetë sore këtu që duhet të lehtë­so­het duke mos e kufizuar lëviz­jen”, deklaroi z. Kurti.

Po ash­tu, edhe kryepar­la­men­tar­ja znj. Vjosa Osmani ka thek­suar se do të jenë mbështetës të per­son­ave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të gjithë të jenë pjesë e shoqërisë me të drej­ta të barabarta.

Vendi­mi i parë që e ka nën­shkru­ar ajo, tha se ka qenë që per­son­at me aftësi të kufizuara të kenë qas­jen më të lehte në Kuvend të Kosovës, që sipas Osman­it do të imple­men­to­het shumë shpejt.

“Do të jemi këtu jo vetëm me rezo­lu­ta, sepse për shumë copa letrash që nuk janë zbat­u­ar. Do të jemi pranë jush shpirtër­isht e mbi të gjitha do të jemi pranë jush me vendime konkrete për t’iu bërë më të lehtë jetën”, deklaroi ajo.

“Ku shkel këm­ba jote, të shkel rro­ta jeme”, “Edhe unë mun­dem nëse kam qas­je”, dhe “Na kësh­tu lëviz­im”, ‘’ooo ndreq­ma qas­jen’’, ishin vetëm disa nga thirrjet që u shënu­an në pankar­tat e kësaj dite.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një per­for­mancë me këngë dhe val­lëz­im në amfiteatrin e sheshit ‘Zahir Pajaz­i­ti’ në Prishtinë.

Dita e Për­doruesve të Kar­rocës, për herë të parë u shënua vitin e kalu­ar në Kosovë, me qël­lim të fes­tim­it të ndikim­it poz­i­tiv të kar­rocës në jetën e një per­soni, riku­j­tim­it të num­rit të për­doruesve të kar­rocës në vend dhe në botë, si dhe vetëdi­jësim­it të shoqërisë për t’a bërë botën një vend të qasshëm për të gjithë.

0 Comments

Postime të ngjashme