HANDIKOS sot (e hënë) ka nisur me shpërn­dar­jen e mate­ri­aleve të domos­doshme për inkon­ti­nencë për per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, si mbështet­je e ofru­ar gjatë sit­u­atës në të cilën gjendemi.

Bashkë me këto mate­ri­ale do të ketë edhe dez­in­fek­tues, mas­ka dhe dorëza, të cilat do të shër­be­jnë në mbro­jt­jen ndaj COVID-19.

Mate­ri­alet po dis­tribuo­hen nëpër degët e HAND­IKOS-it në 16 komu­na të ven­dit, me ç’rast per­son­at që kanë nevo­jë do të kenë mundës­inë të lajmëro­hen direkt në degën më të afërt të orga­ni­za­tës, përkatë­sisht tek zyr­tarët që ofro­jnë edhe pajis­je ndih­mëse për ta.

Sasia është e kufizuar, pran­daj kërko­jmë mirëkup­ti­min e të gjithëve për pamundës­inë e mbu­luesh­mërisë më të mad­he me këto mate­ri­ale shëndetësore.

Furniz­i­mi u mundë­sua falë dona­cionit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Kishës së Jezu Krishtit të Shen­j­torëve të Ditëve të Mëvon­shme në Kosovë (SHDM).

0 Comments

Postime të ngjashme