Sot kemi nisur punë­tor­inë vir­tuale dy-ditore me regjion­in e Fer­iza­jt, përmes së cilës kemi për qël­lim mbështet­jen e komu­nave dhe Qen­drave të Reha­bil­itim­it të Bazuar në Bashkësi (QRBB-ve), drejt shër­bimeve të qën­drueshme për fëmi­jët me aftësi të kufizuara.

Punë­to­ria syn­on po ash­tu fuqiz­imin e QRBB-ve për t’ju përgjigjur nevo­jave të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara, përmes ndërgjegjësim­it të komu­nave për shër­bimet që Qen­drat në fjalë ofro­jnë për komu­nitetin e aftë­sisë së kufizuar në komunën gjegjëse dhe rëndës­inë për të mbështe­tur këto shër­bime, duke për­dorur alter­na­ti­va të qën­drueshme të financimit.

Ky aktivitet real­i­zo­het në kuadër të pro­jek­tit “Avanci­mi i kapaciteteve për të drej­tat e fëmi­jëve” i cili imple­men­to­het nga HANDIKOS në part­ner­itet me SOS Fsha­trat e Fëmi­jëve Kosovë, finan­co­het nga Bashki­mi Evropi­an dhe menax­ho­het nga Zyra e Komi­sion­it Evropi­an në Kosovë.

0 Comments

Postime të ngjashme