HANDIKOS me mbështet­je të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë sot ka lan­suar raportin hulumtues “Qas­ja e shkollave të nivelit fil­lor dhe të mesëm të ulët për fëmi­jët me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili tre­gon nivelin e qas­jes që ato ofro­jnë për fëmi­jët me aftësi të kufizuara, i real­izuar në kuadër të pro­jek­tit “Avanci­mi i sit­u­atës së fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’.

Vlerësi­mi disa mujor në 144 shkol­la të shtatë regjion­eve të Kosovës  pasqy­ron një sit­u­atë jashtëza­kon­isht prob­lematike sa i për­ket mundë­sisë së qas­jes fizike për të gjitha gru­pet e komu­nitetit me aftësi të kufizuara, ku nga më shumë se 55 mijë nxënës, vetëm 2 për qind e tyre janë me aftësi të kufizuara.

Drej­tori i HAND­IKOS-it, z. Afrim Maliqi ka thek­suar tri llo­jet e diskri­m­in­imeve që u bëhen per­son­ave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ndër­sa thotë se shteti nuk po ua jep mbështet­jen e duhur këtyre personave.

 ‘’Një ndër tri llo­jet e diskri­m­in­imeve që për­ballen per­son­at me aftësi te kufizuara janë edhe diskri­m­in­i­mi i rrethit apo ambi­en­tit ku ndërte­sat, rrugët dhe tro­tu­aret dhe trans­porti nuk janë të diza­jnuara sipas nevo­jave të cilave atyne iu për­sh­tat­en edhe diskri­m­in­i­mi insti­tu­cional ku lig­jet apo shër­bimet admin­is­tra­tive nuk zba­to­hen apo nuk i mar­rin parasysh nevo­jat e per­son­ave me aftësi të kufizuara. Qev­e­ria e Kosovës nuk i ka përf­shi per­son­at me aftësi te kufizuara në har­timin e plan­eve, këtë e them per arsye se per­son­at me aftësi të kufizuara llog­a­riten që janë ma te var­fërit edhe me të rrezikuar­it edhe në aspek­tin shën­de­të­sor dhe kemi info që edhe këta janë prekur de kne ndër­ru jetë nga covid. Ne i adreso­jmë çdo 3 dhje­tor këto qas­je, por nuk kemi gjetë përkrah­je nga qever­itë që kemi pasur’’, ka thënë ai.

Min­istri i Arsim­it, Ramë Likaj thotë se po puno­jnë pëe gjithëpërf­shir­je të fëmi­jëve në edukimin e rreg­ullt në Kosovë.

 ‘’Ne jemi duke u mund­uar që të sig­uro­jmë gjithëpërf­shir­je tek të gjithë per­son­at e margji­nal­izuar. Sa i për­ket sis­temit të arsim­it e dini që kemi trashegu ndërte­sa arsi­more që janë nga kohë të ndryshme sido­mos ato që kanë qenë para lufte janë ndër­tu me speci­fi­ka të ndryshme të cilat nuk kanë ofru qas­je me aftësi te kufizuara, kjo ka ndod­hë deri pas luftës dhe deri me tani nuk i kanë plotë­su nevo­jat per këtë kat­e­gori të fëmi­jëve. Ndër­sa ndërte­sat e reja qe janë ndër­tu prej MASHT-it në bashkëpunime të shum­ta kanë infra­stuk­turë për per­son­at me aftësi te kufizuara ku përveç pjer­ri­nave plotë­so­hen edhe nevo­jat e tjera si dyert,etj’’, ka thënë ai’’, ka thënë ai.

She­fi i Zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin ka thënë se me rëndësi të mad­he e kanë gjithëpërf­shir­jen e madhe.

‘’Për UNICEF është e rëndë­sishme që të gjithë fëmi­jët të kenë qas­je të barabartë. Të gjithë e dijmë që ka shumë vështirësi që fëmi­jët me aftësi të kufizuara për­ballen, veçanër­isht në kohë të Covid-19 shpre­soj që të gjithë janë të shën­doshë. Të gjithë e dijmë që qas­ja fizike është shumë e rëndë­sishme të gjithë e dijmë që duke mos pasur asis­ten­të është një bar­ri­erë e mad­he’’, ka thek­suar ai.

Avokue­si i të drej­tave të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara, Eldin Gashi ka bërë thirrje për qas­je të barabartë me gjithë fëmijët.

‘’Shumë fëmi­jë në Kosovë janë të detyru­ar ta brak­tisin shkol­lën dhe ata fëmi­jë mbesin anash. Ndaj me qël­lim që ta rrisim zërin për këta per­sona, në emër të grupit ‘’Hena’’ po bëj thirrje tek insti­tu­cionet rel­e­vante për qas­je të barabartë për të gjithë fëmi­jët në Kosovë’’, ka thënë Eldini.

Ndër­sa në fund, prezan­timin e rapor­tit e bëri arkitek­t­ja dhe autor­ja znj.Rozafa Basha.

Rapor­ti tre­gon se hyr­jet e qasshme, hapësir­at në klasa, tualetet, shen­jëz­i­mi, fushat tak­tile, ashen­sorët dhe park­ing­jet, nuk qën­dro­jnë sipas stan­dard­eve dhe Udhëzim­it Admin­is­tra­tiv 33/2007.

  • Ram­pat nuk ekzis­to­jnë në 18 % të objek­teve të vlerë­suara, ndër­sa 55% të tyre nuk janë të ndër­tu­ara sipas standardeve.
  • Në 72 % të shkollave nuk ka tualete të qasshme.
  • 89 % të shkollave nuk kanë fare ashensor.
  • Nga 144 shkol­lat vetëm në pak raste janë hasur shen­jëzimet qasëse.
  • 21 % të shkollave, nuk ofro­jnë  hapësira te mjaftueshme nëpër klasa, derisa, park­ing­jet janë 100% të pa qasshme!

 HANDIKOS dhe UNICEF kërko­jnë nga insti­tu­cionet ven­dore që të mundë­so­jnë gjithëpërf­shir­je për të gjithë fëmi­jët në Kosovë dhe të përm­bushet e drej­ta ele­mentare e tyre, e që është qassh­mëria në çdo ambi­ent i cili i rrethon.

0 Comments

Postime të ngjashme