Zyra për Qev­eris­je të Mirë — Zyra e Kryem­i­nistrit, në bashkëpunim me pro­jek­tin “Koso­va Gjithëpërf­shirëse”, i mbështe­tur nga BE dhe zbat­u­ar nga HANDIKOS, Shoqa­ta Koso­vare e të Shur­d­hërve, Shoqa­ta e të Ver­bërve të Kosovës, Foru­mi i Aftë­sisë së Kufizuar, “Thresh­old” dhe “Dis­abil­i­ty Part­ner­ship Fin­land”, sot kanë real­izuar kon­fer­encën lan­suese të shpall­jes së vitit 2022 – Vit i Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Sot më 3‑Dhjetor, Ditën Ndërkom­bëtare të Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara u dha mesazhi i mobi­lizim­it për një Kosovë që ofron mundësi dhe qas­je të barabartë për të gjithë.

Në fjalën hyrëse, drej­tori i Zyrës për Qev­eris­je të Mirë – Zyra e Kryem­i­nistrit, z. Habit Hajre­di­ni tre­goi qël­lim­in e shpall­jes së vitit 2022 dhe të kalen­dar­it të aktiviteteve.

 “Shpall­ja e vitit 2022 si vit i Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara, Qev­e­ria e Kosovës ka për qël­lim që të mobi­li­zo­jë burimet e saj në mënyrë që të kri­jo­het një rrugë e drejtë për një Kosovë pa penge­sa për askënd pa mar­rë parasysh gjin­inë, përkatës­inë kom­bëtare, gjuhën që flet, dhe pre­jard­hjen dhe racën e tyre. Men­do­jmë që vizioni ynë, i qev­erisë sonë të re ka për qël­lim që të ofro­jmë mundësi të barabar­ta dhe qas­je të barabartë për të gjithë dhe janë akterë të vërtetë dhe të mar­rin pjesë në shoqërinë tonë“, thek­soi ai.

Zëvendëskryem­i­nistr­ja për Çësht­je të Paki­cave dhe të Drej­tave të Njeri­ut, Emil­ia Rex­hepi u zotua se si qev­eri do të syn­o­jnë të zbusin sadopak kriteret infra­struk­tur­ore dhe diskrim­in­uese që askush të mos ndi­het i pabarabartë.

 “Kryem­i­nistri, Albin Kur­ti jep gjithç­ka nga vetvet­ja që per­son­at me aftësi të kufizuara të ndi­hen të njëjtë dhe të zbusim pak a shumë kriteret infra­struk­tur­ore dhe diskrim­in­uese në çdo bazë që ju mos të ndi­heni të hendikepuar. Si qev­eri kemi ndër­mar­rë shumë aktivitete të rëndë­sishme që të ndodh kjo dhe unë kam kërkuar per­son­al­isht tek të gjitha min­istritë në niv­el qen­dror dhe lokal që të punë­so­jmë së paku nga një per­son në të gjitha insti­tu­cionet në mënyrë që të japim hapësirë dhe

t’i respek­to­jmë ligjin dhe t’i japim hapësirë që njerëz­it e rinj që kanë kry­er fakul­tetin të punë­so­hen në ato insti­tu­cione”, u shpreh Rexhepi.

Rex­hepi tut­je u shpreh se Qev­e­ria e Kosovës ka për qël­lim të kri­jo­jë një rrugë të drejtë për një Kosovë pa penge­sa për të gjithë.

Tut­je, u.d she­f­ja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Annacarin Pla­ton bëri thirrje që insti­tu­cionet të puno­jnë sa më tepër drejt avancim­it të sit­u­atës së per­son­ave me aftësi të kufizuara.

Kurse Avokati i Pop­ul­lit, z. Naim Çelaj bëri thirrje që lig­jet dhe poli­tikat për të drej­tat e per­son­ave me aftësi të kufizuara të mos mbesin në letër por të zbatohen.

‘’Të bëhet fuqiz­i­mi i kapaciteteve insti­tu­cionale, kornizat ligjore të zba­to­hen dhe mos të mbesin në letër sepse kjo tre­gon që s’po jemi në gjend­je që të zba­to­jmë ato poli­ti­ka që ne po i har­to­jmë. të lufto­hen paragjykimet dhe stig­mat dhe të kup­to­het se sa e rën­de­sishme është me u tra­j­tu barabartë në këtë shoqëri. Duhet të ketë koor­dinim mes insti­tu­cion­eve dhe shoqërisë civile’’, tha Rashit Qelaj.

Drej­tori i HANDIKOS, z.Afrim Maliqi prezan­toi sit­u­atën e per­son­ave me aftësi të kufizuara, duke thek­suar se përkundër gjitha për­p­jek­jeve  të insti­tu­cion­eve, vazh­do­het të ketë sfi­da në Kosovë. Ai tha se ndje­het shumë i lum­tur që pas kërkesës së tij të kah­mot­shme, të arri­het shpall­ja e vitit 2022 – Vit i per­son­ave me Aftësi të Kufizuara.

‘’ Mesazhi i ditës së sotme le të jetë një Kosovë me mundësi të barabar­ta për të gjithë, një Kosovë që do të duhej të mundë­so­jë dhe sig­uro­jë pjesë­mar­rje të plotë dhe duk­sh­mëri të per­son­ave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspek­tet e jetës shoqërore dhe pub­like, një Kosovë që do të duhej të sig­uro­jë infra­struk­turën e duhur ligjore dhe një Kosovë që  do të duhej të sig­uro­jë infra­struk­turën e duhur insti­tu­cionale për një sis­tem funk­sion­al’’, ishte mesazhi krye­sor i z. Maliqi.

Më 30 nën­tor në mbled­hjen e Qev­erisë së Kosovës, kryem­i­nistri, Albin Kur­ti vitin 2022 e ka shpal­lur vit të Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Përg­jatë ditës, në Qen­drën e HANDIKOS u mba­jt edhe even­ti “Fuqiz­i­mi i per­son­ave me aftësi të kufizuara dhe avanci­mi i të drej­tave”, me ç’rast pjesë­mar­rës ishin fëmi­jë dhe të rrit­ur me aftësi të kufizuara, prindër e bashkëpunë­torë të përher­shëm të orga­ni­za­tës, i cili u mundë­sua në kuadër të pro­jek­tit të mbështe­tur nga Thresh­old Finlandë.

0 Comments

Postime të ngjashme