Duke prekur disa nga komu­nat më të mëd­ha, për të shtrirë disku­time thel­bë­sore që kanë të bëjnë me fëmi­jët me aftësi të kufizuara, të drej­tat e tyre e sfi­dat me të cilat për­ballen në përdit­shmëri, real­izuam cik­lin e dytë të takimeve me anë­tarë të grupit avokues ‘’Hëna’’ ?, kësh­tu bashkër­isht për të iden­ti­fikuar penge­sat më të mëd­ha, diskrim­imin, mungesën e qas­jes e bul­liz­imin, dhe për të parë for­mat se si mund të ngrisim edhe më shumë zërin e të avoko­jmë për të drej­tat që garan­to­hen edhe me Ligj.

Jemi të lum­tur që pjesë e këtyre takimeve ishin mbi 100 fëmi­jë ??‍?nga shtatë komu­nat; Prisht­inë, Fer­izaj, Mitro­vicë, Pejë, Gji­lan, Drenas e Suharekë, ndërko­hë që num­ri i pjesë­mar­rësve vetëm sa po shtohet.

Takime të tilla kaq pro­duk­tive po mundë­so­hen në kuadër të pro­jek­tit ‘’Shër­bimet e Reha­bil­itim­it të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmi­jët dhe të rin­jtë me aftësi të kufizuara janë të fuqizuara dhe të qën­drueshme”, mbështe­tur nga Unicef Koso­vo Pro­gramme, në part­ner­itet me USAID Koso­vo.

0 Comments

Postime të ngjashme