Është pjesë e shër­bimeve sociale tash e një kohë në qen­drën e HANDIKOS Fer­izaj, e mua­jve të fun­dit pjesë e shër­bim­it të rreg­ullt fizioter­apeu­tik, për çka tash­më vëre­het një pro­gres tek 11-vjeçari, Alvin Iseni nga Kaçaniku i vjetër, i cili jeton me Par­al­izë Cerebrale.

Nëna e tij, Afërdi­ta e cila kujde­set që fëmi­ja i saj të ndjekë me për­pikëmëri sean­cat, ka shpre­hur për­shtyp­jet e saj, duke thënë se tash­më i vëren disa për­mirësime në shën­detin fizik të Alvinit.

‘’Mba­jt­ja e pozi­cionit të kokës është më mirë, ndërko­he që Alvi­ni tash bën vet për­p­jek­je të ngritet apo të ulet’’, thotë ajo.

Ajo na tre­gon se janë shumë të lum­tur për mundës­inë e mar­rjes së shër­bimeve në HANDIKOS, gjë që po ndikon ndër të tjerash edhe në social­iz­imin e Alvinit.

Për­pos shër­bim­it fizoter­apeu­tik, është edhe ai psiko-social, psikologjik dhe ergoter­apeu­tik që janë shtrirë në gjashtë komu­na për 237 fëmi­jë me aftësi të kufizuara, përf­shirë Prisht­inën, Drenasin, Mitro­vicën, Gji­lanin e Pejën, e të cilat që nga dhje­tori po mundë­so­hen nga Zyra e UNICEF’it në Kosovë, në part­ner­itet me Zyrën e USAID në Kosovë, në kuadër të pro­jek­tit ‘’Shër­bimet e Reha­bil­itim­it të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmi­jët dhe të rin­jtë me aftësi të kufizuara janë të fuqizuara dhe të qëndrueshme”.

0 Comments

Postime të ngjashme