HANDIKOS po kërkon një ekspert/e për Hartimin e Planit të veprimit për Avokim për grupin ”Hëna”
- Published:25/09/2023
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS rishpallë thirrjen për një ekspert/e lehtësues/e për Hartimin e Planit të veprimit për Avokim dhe ngritje të vetëdijes për grupin e fëmijëve ‘’Hëna’’.
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme në gjuhën shqipe, deri më datë 05 Tetor 2023, ora 17:00, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: gresa.stublla@handi-kos.org me subjekt ‘’Hartimi i Planit të veprimit për Avokim”.
Termat e referencës më poshtë (PDF dhe tekst)
Termet e Referencës
Ekspert/Lehtësues për Trajnim
Organizata | HANDIKOS(Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës se Fëmijëve të Kosovës) |
Projekti: | Shërbimet e Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara janë Fuqizuar dhe të Qëndrueshme |
Zbatohet nga: | HANDIKOS |
Mbështetur nga: | UNICEF |
Qëllimi i Angazhimit | Hartimi i Planit të veprimit për avokim dhe ngritje të vetëdijes — për grupin Hëna |
Vendi | Prishtine, Kosovë |
Data e publikimit | 25 Shtator 2023 |
Data e pritur e angazhimi | 11–13 Tetor 2023 |
Kontakti | handikos@handi-kos.org |
- HYRJE
HANDKOS, “Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës” është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themeluar nga dhe për personat me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandërprera që nga viti 1983.
Si organizatë përfaqëson, përkrahë dhe punon për dhe me personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe me dinjitet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
Në kuadër të projektit “Shërbimet e Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara janë Fuqizuar dhe të Qëndrueshme”, i cili zbatohet nga HANDIKOS dhe mbështetet nga UNICEF në partneritet me USAID Kosova, ka për qëllim që të promovojë mbrojtjen e fëmijëve dhe përmirësimin e qeverisjes së të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.
2. OBJEKTIVA E DETYRES
Qëllimi i kësaj thirrjeje për aplikim është angazhimi i/e një trajneri/e i/e cili/a do të mbështesë punëtorinë dhe zhvillimin e Planit të Veprimit për avokim dhe ngritje të vetëdijes për HandiKOS – Grupin “Hëna”, gjatë muajit Shtator të vitit 2023. Trajneri/ja i/e kontraktuar do të punojë ngushtë me ekipin e HandiKOS dhe përfaqësuesit e grupit “Hëna” nga shtatë rajonet e Kosovës.
3. FUSHEVEPRIMI
• Koordinim i punëtorisë në bashkëpunim me ekipin e HandiKOS – grupin “Hëna”;
• Udhëheqja e punëtorisë tre-ditore për hartimin e planit të veprimit për avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit;
• Konsultimi me përfaqësuesit e caktuar për të përmbledhur fushat me prioritet për avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit;
• Draftimi i Planit të Veprimit për Avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit me objektivat e qarta, aktivitetet, rezultatet e synuara dhe treguesit;
• Prezantimi i draftit të parë pranë HandiKOS – grupit “Hëna”
• Rekomandimet për zbatimin e Planit të veprimit për avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit;
• Finalizimi dhe dorëzimi i Planit të Veprimit në HandiKOS – grupin “Hëna”
Eksperti do të jetë përgjegjës për ndërmarrjen e detyrave vijuese:
• Zhvillimi i programit dhe metodologjisë së punëtorisë
• Plani dhe agjenda e punëtorisë;
• Facilitimi i punëtorisë përfshirë matricat për planin e veprimit;
• Përgatit materialet / prezantimet/ në përputhje me moshën e pjesëmarrësve.
• Draftimi dhe prezantimi i planit të veprimit;
• Rekomandimet për zbatimin e planit të veprimit
• Finalizimi dhe dorëzimi i Planit të veprimit
• Përgatit raportin e trajnimit.
4. METODAT DHE MJETET
Metodat e mëposhtme mund të përdoren për të përfunduar detyrat e përmendura më lart dhe për të përmbushur qëllimin siç përcaktohet nga kjo ToR.
1. Takime konsultative me HANDIKOS dhe ekipin e grupit “Hëna”
2. Zhvillimi i matricave për hartimin e planit të veprimit
3. Lehtësimi i Punëtorisë (3 ditore) për hartimin e planit të veprimit me përfaqësuesit e fëmijëve nga grupi “Hëna”
4. Hartimi i draftit të parë të Planit të veprimit dhe prezantimi pranë ekipit të projektit
5. Finalizimi dhe dorëzimi i planit të veprimit
5. SHKATHTESITE, PERVOJA DHE KUALIFIKIMET PER EKSPERTIN
Kandidati duhet të posedoj këto aftësi dhe kompetenca:
• Të paktën të jetë i/e diplomuar në shkenca sociale, menaxhim, zhvillim organizativ ose fusha të ngjashme
• Njohuri dhe ndjeshmëri për çështjet e të drejtave të fëmijëve me theks të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara;
• Njohuri lidhur me planet e veprimit për avokim dhe ngritje të vetëdijes fokus në të drejtat e fëmijëve
• Aftësi të mira analitike dhe të dokumentimit;
• Demonstron përvojë të mëparshme për detyra të ngjashme
• Aftësi të mira komunikimi me fëmijët dhe të rinjtë
• Ndërgjegjësimi kulturor dhe ndjeshmëria ndaj çështjes së aftësisë së kufizuar
6. KOHEZGJATJA E DETYRES
Kohëzgjatja e detyrës planifikohet të jetë 3 ditë trajnimi dhe të përfundoj gjatë muajit Shtator 2023 (bazuar në marrëveshje të ndërsjellë);
7. MATERIALI PER DETYREN
Eksperti do të punojë ngushtë me ekipin e projektit HANDIKOS. Të gjitha materialet do t’i dorëzohen ekipit të Projektit HANDIKOS në datën siç është rënë dakord reciprokisht gjatë takimit fillestar. Dokumentet e dorëzuara do të rishikohen nga HANDIKOS dhe partnerët e Projektit. Të gjitha dokumentet do të dorëzohen në forma elektronike përfshirë produktet përfundimtare të cilat do ti dorëzohen HandiKOS.
Eksperti duhet të paraqesë materialet kryesore të mëposhtme:
• Agjenda e punëtorisë
• Matricat të cilat do të përdoren gjatë punëtorisë
• Prezantimi PowerPoint ose llojet e tjera të mjeteve që përdoren për qëllimin e punëtorisë
• Drafti final i Planit të Veprimit për Avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit
• Raporti i punëtorisë nga këndvështrimi i ekspertit
8. BUXHETI PER TRAJNIM
Buxheti për trajnimin është planifikuar të jetë 150.00 Euro në ditë * 3 ditë = 450.00 Euro Total.
Projekti do të mbulojë koston financiare për vendin, ushqimin dhe freskimin, materialet dhe logjistikat e tjera të kërkuara të punëtorisë.
Pagesa do të bëhet pas dorëzimit të Raportit të Trajnimit! Departamenti i Financave do të zvogëlojë kontributet tatimore dhe pensionale bazuar në legjislacionin tatimor të Kosovës.
9. DATAT TENTATIVE DHE VENDI
Datat tentative: Tetor 2023 (bazuar në marrëveshje reciproke)
Vendi: Qendra e Resurseve të HandiKOS, Veternik, Prishtinë
10. PROCEDURA PER APLIKIM
Eksperti /kompania e interesuar duhet të paraqesë dokumentet e përmendura më poshtë deri në orën 17:00, të datës 5 Tetor 2023.
• Një CV e përditësuar (Maksimumi 3 faqe)
• Një letër aplikacioni dhe informacione kontakti.
• Koncepti i punëtorisë
Ju lutem, shkruani në subjekt Aplikimi për “Hartimi i Planit të veprimit për Avokim”
Dokumentet duhet te dorëzohen vetëm ne formën elektronike ne adresën: handikos@handi-kos.org
cc:gresa.stublla@handi-kos.org
Vetëm kandidatet e listës së ngushtë do të kontaktohen.