HANDIKOS po kërkon një ekspert/e për hartimin e “Strategjia e Avokimit dhe Plani i Veprimit”
- Published:27/09/2023
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS po kërkon një ekspert/e lehtësues/e për hartimin e “Strategjia e Avokimit dhe Plani i Veprimit”, që do të hartohen gjatë organizimit të punëtorisë me grupin avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara ‘’Hëna’’.
Kjo po realizohet në kuadër të projektit “Handikos for Child Rights- H4CR”, i cili zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA).
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme në gjuhën shqipe, deri më datë 08 tetor 2023, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi-kos.org me subjekt: Aplikimi për punëtorinë “Hartimi i Strategjisë së Avokimit dhe Plani i Veprimit”.
Termat e referencës më poshtë:
Termat e Referencës
Ekspert për Zhvillimin e Strategjisë tri (3) vjeçare të Avokimit dhe Plani i Veprimit
- HYRJE
HANDIKOS, “Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës” është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themeluar nga dhe për personat me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandërprera që nga viti 1983.
Si organizatë përfaqëson, përkrahë dhe punon për dhe me personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe me dinjitet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
- INFORMATA TË PËRGJITHSHME
HANDIKOS në partneritet me Save the Children në Kosovë është duke implementuar projektin “Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA). Përmes këtij projekti HANDIKOS synon ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.
Në kuadër të këtij projekti do të hartohet një strategji tri (3) vjeçare avokimi dhe plani i veprimit për të promovuar të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve me aftësi të kufizuara bashkë me Grupin “Hëna”. **
Grupi Avokues i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo formal i themeluar
nga HANDIKOS që nga viti 2017, i cili që nga themelimi ka për mision të garantoj të drejtat e
fëmijëve për fëmijët me aftësi të kufizuara. HËNA përfaqëson nevojat e fëmijëve në nivel lokal
dhe qendror, për më tepër është aktivisht i përfshirë në të gjitha proceset e HANDIKOS.
- OBJEKTIVA E DETYRËS
HANDIKOS kërkon të angazhojë një ekspert/e për zhvillimin e strategjisë së avokimit për HANDIKOS & Grupin “Hëna”.
- KUALIFIKIMI
- Diplomë Universitare në shkenca sociale, menaxhim, zhvillim organizativ ose fusha të ngjashme;
- Njohuri dhe ndjeshmëri për çështjet e të drejtave të fëmijëve me theks të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara;
- Njohuri lidhur me strategjitë dhe planet e avokimit me fokus në të drejtat e fëmijëve;
- Njohuri për parimet e të drejtave të fëmijëve të bazuara në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve;
- Aftësi të mira analitike dhe të dokumentimit;
- Përvojë të mëparshme për detyra të ngjashme;
- Aftësi të mira komunikimi me fëmijët dhe të rinjtë;
- Ndërgjegjësimi kulturor dhe ndjeshmëria ndaj çështjes së aftësisë së kufizuar.
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Konsultimi me ekipin e projektit dhe grupin “Hëna” për të vendosur metodologjinë dhe përmbajtjen e punëtorisë;
- Përgatitja e planit të punës dhe metodologjisë, agjendën e punëtorisë dhe zhvillimi i materialeve të nevojshme për punëtorinë me HANDIKOS dhe grupin “Hëna”;
- Udhëheqja e punëtorisë dy-ditore për hartimin e strategjisë avokuese;
- Draftimi i Strategjisë Avokuese me objektivat e qarta, aktivitetet, rezultatet e synuara dhe treguesit;
- Prezantimi i draftit të parë pranë HANDIKOS dhe grupit “Hëna”;
- Përditësimi i komenteve dhe sygjerimeve të dala nga HANDIKOS, Grupi “Hëna” dhe Save the Children;
- Dorëzimi i draftit final për aprovim tek HANDIKOS, përfshirë rekomandimet për zbatimin e strategjisë;
- Finalizimi dhe dorëzimi i raportit me shkrim tek HANDIKOS jo më vonë se 5 ditë pune pasi të ketë dorëzuar dokumentet e aprovuara.
- ANGAZHIMI I ESKPERTIT/ES
Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me HANDIKOS.
Angazhimi do të bëhet gjatë muajit tetor 2023 në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:
Detyra | Kohëzgjatja |
Parapërgatitja e punëtorisë dhe materialeve | 0.5 ditë |
Punëtoria për hartimin e strategjisë avokuese | 2 ditë |
Hartimi i draftit të parë të strategjisë & Prezantimi i strategjisë dhe rekomandimeve | 1 ditë |
Finalizimi dhe shpërndarja e strategjisë avokuese | 1 ditë |
Finalizimi dhe dorëzimi i raportit me shkrim tek HANDIKOS jo më vonë se 5 ditë pune pasi të ketë dorëzuar dokumentet e aprovuara nga HANDIKOS. | 0.5 ditë |
Totali i ditëve | 5 ditë |
- KUSHTET E PAGESËS
Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas ofertës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të punëtorisë dhe dorëzimit të dokumentit final/Strategjisë dhe raportit narrativ të aprovuar nga HANDIKOS.
HANDIKOS do të realizoj pagesën në Euro, shuma bruto për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tatimi në fitim dhe kontributi pensional sipas ligjeve në fuqi në Kosovë)
- Shpenzimet e ushqimit gjatë punëtorisë do t’i mbulojë organizatori.
- Datat tentative të punëtorisë: 21–22 Tetor 2023 (bazuar në marrëveshje reciproke)
- Vendi: Mbetet të konfirmohet
HANDIKOS rezervon të drejtën e negociimit të propozimit financiar. - PROCEDURA PËR APLIKIM
- Metodologjia e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e mbajtjes së punëtorisë dhe hartimin e planit të punës (max. 3 faqe);
- Letër interesi që paraqet arsyet që ai/ajo është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë për këtë angazhim (max.1 faqe);
- Curriculum Vitae (CV) (max.3 faqe);
- Propozimi financiar.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org
cc: nora.simitciu@handi-kos.org
Ju lutem, shkruani në subjekt Aplikimi për “Hartimi i Strategjisë tri (3) vjeçare të Avokimit dhe Plani i Veprimit”
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 8 tetor 2023, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!
Pas përzgjedhjes Ekperti/ja i përzgjedhur duhet të dërgojë:
- Dokumentin/ Dëshminë që nuk jeni nën hetime.
- Poashtu duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të HANDIKOS dhe Rregulloren mbi Parandalimin e Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual — PSHAS dhe t’u përmbahen kushteve dhe kritereve të tyre.