HANDIKOS – Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës po kërkon të angazhojë një trajner/e për hartimin dhe mbajtjen e trajnimit për grupin avokues “Hëna”, rreth Konventës për të drejtat e fëmijëve, me fokus në nenin për mosdiskriminimin.
Kjo thirrje është në kuadër të projektit “Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili implementohet në partneritet me Save the Children Kosova dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA).
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org cc: nora.simitciu@handi-kos.org; deri më datë 15 nëntor 2023, ora 17:00.
Termat e referencës:
- HYRJE
HANDIKOS, “Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës” është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në të cilën gjenden personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themeluar nga dhe për personat me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandërprera që nga viti 1983.
Si organizatë përfaqëson, përkrahë dhe punon për dhe me personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe me dinjitet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
- INFORMATA TË PËRGJITHSHME
HANDIKOS në partneritet me Save the Children në Kosovë/o është duke implementuar projektin “Handikos for Child Rights-H4CR”, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA). Përmes këtij projekti HANDIKOS synon ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.
- OBJEKTIVA E DETYRËS
HANDIKOS kërkon të angazhojë një trajner/e për hartimin dhe mbajtjen e trajnimit për grupin avokues “Hëna” mbi Konventën për të drejtat e fëmijës me fokus në nenin për mosdiskriminimin.
1. Trajnimi duhet të inkorporoj një kuptim më të thellë të sfondit të KDF-së, neneve dhe parimeve kryesore që e mbështesin atë;
2. Vështrim mbi të drejtat e fëmijës në kontekstin e Kosovës dhe
3. Promovimi i ligjit për mbrojtjen e fëmijës (qëllimet kryesore).
*Grupi Avokues i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo formal i themeluar
nga HANDIKOS që nga viti 2017, i cili që nga themelimi ka për mision të garantoj të drejtat e
fëmijëve për fëmijët me aftësi të kufizuara. HËNA përfaqëson nevojat e fëmijëve në nivel lokal
dhe qendror, për më tepër është aktivisht i përfshirë në të gjitha proceset e HANDIKOS.
- KUALIFIKIMI
- Diplomë Universitare në shkenca juridike, shkenca sociale, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme;
- Njohuri dhe ndjeshmëri për çështjet e të drejtave të fëmijëve me theks të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara;
- Njohuri për parimet e të drejtave të fëmijëve të bazuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës;
- Përvojë të mëparshme për ofrim të trajnimeve në tema dhe kontekst të ngjajshëm;
- Aftësi të mira dhe çasje të sigurt komunikimi me fëmijët dhe të rinjtë;
- Ndërgjegjësimi kulturor dhe ndjeshmëria ndaj çështjes së aftësisë së kufizuar.
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Zhvillimi i programit dhe metodologjisë trajnuese 1‑ditore në gjuhë miqësore për fëmijët mbi Konventën për të drejtat e fëmijës duke zbërthyer të gjitha nenet e konvenventës, por me fokus të veçantë për mosdiskriminimin.;
- Lehtëson dhe mbanë trajnimin siç është rënë dakord me ekipin e projektit të HANDIKOS dhe partnerët e projektit;
- Të bashkëpunojë me ekipin e Projektit për të vendosur objektivin, metodologjinë dhe përmbajtjen;
- Përgatit materialet /prezantimet/ në përputhje me moshën e pjesëmarrësve;
- Përgatit raportin e trajnimit në gjuhën shqipe.
- ANGAZHIMI I TRAJNERIT/ES
Trajneri/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me HANDIKOS.
Angazhimi do të bëhet gjatë muajit nëntor 2023 në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:
Detyra | Kohëzgjatja |
Parapërgatitja e metodologjisë së trajnimit dhe materialeve | 0.5 ditë |
Zhvillimi i trajnimit mbi “Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës” | 1 ditë |
Finalizimi dhe dorëzimi i raportit të trajnimit tek HANDIKOS | 0.5 ditë |
Totali i ditëve | 2 ditë |
- KUSHTET E PAGESËS
Pagesa e trajnerit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe dorëzimit të dokumenit final të aprovuar nga HANDIKOS.
HANDIKOS do të realizoj pagesën në Euro, shuma bruto për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tatimi në fitim dhe kontributi pensional sipas ligjeve në fuqi në Kosovë)
- Shpenzimet e ushqimit gjatë punëtorisë do t’i mbulojë HANDIKOS.
- Data tentative e punëtorisë: 23 nëntor 2023 (bazuar në marrëveshje reciproke)
- Vendi: Qendra e Resurseve e HANDIKOS, Veternik, Prishtinë
HANDIKOS rezervon të drejtën e negociimit të propozimit financiar.
- PROCEDURA PËR APLIKIM
- Një CV e përditësuar (Maksimumi 3 faqe);
- Një letër motivimi;
- Koncepti i trajnimit;
- Propozimi financiar.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org
cc: nora.simitciu@handi-kos.org
Ju lutem, shkruani në subjekt Aplikimi për “Trajnimin mbi Konventën për të drejtat e fëmijës me fokus mosdiskriminimin”
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 15 nëntor 2023, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!
Pas përzgjedhjes, Trajneri/ja i/e përzgjedhur duhet të dërgojë:
- Dokumentin/ Dëshminë që nuk është nën hetime.
- Të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të HANDIKOS dhe Rregulloren mbi Parandalimin e Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual — PSHAS dhe t’u përmbahen kushteve dhe kritereve të tyre.