Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS po kërkon një ekspert/e për zhvillimin e analizës mbi perspektivën e aftësisë së kufizuar dhe perspektivës gjinore.
Kjo analizë do të hartohet në kuadër të projektit “Handikos for Child Rights- H4CR”, i cili zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Save the Children dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA).
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e nevojshme në gjuhën shqipe, deri më datë 05.07.2024, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi-kos.org me subjekt: Aplikimi për Ekspert për zhvillimin e analizës mbi perspektivën gjinore dhe aftësinë e kufizuar
Termat e referencës më poshtë: