‘’Për me vazh­du shër­bimet sociale çdo­herë, unë kisha me qenë prin­di më i lum­tur në botë’’.

Kësh­tu thotë Meri­ta Kel­men­di, nëna e Amar­it, i cili tash e gati gjashtë muaj merr shër­bimin logo­pe­dik në HANDIKOS dhe përmes së cilit ka arrit­ur të reha­bil­i­to­jë artikulim­in e pastër të katër tin­gu­jve në të folur.

Ndër­sa, Amari shpre­het entuzi­astë për këtë mbështet­je, duke thënë se ”me dëshirë vi çdoherë”.

Meri­ta tre­gon se si kohë më parë, ndonëse tash Amari 10-vjeçar, për shkak të kos­tos së lartë të këtij shër­bi­mi në ordi­nan­ca pri­vate, kishin arrit­ur si famil­je ta dër­go­jnë vetëm dy herë për të mar­rë mbështet­je logopedike.

‘’Ia kemi ndër­pre sepse nuk kemi pasë mundësi. Mirëpo, HANDIKOS na ka iden­tikuar përmes shkol­lës ku vijon mësimet Amari dhe kemi nisur këtu’’.

Amari mbështet­jen logo­pe­dike e ka ndjekur një herë në javë, mirëpo rezul­tatet e tij janë sa të përf­shi­hej në 3–4 sean­ca gjatë javës, thotë logope­d­ja e HANDIKOS, Devle­ta Murati, e cila ka punuar me shumë përkush­tim me gjithë fëmijët.

Dëshirë e mad­he e Mer­itës është që të mos ndër­pre­hen shër­bimet sociale asnjëherë për djalin e saj, i cili po ash­tu ka nevo­jë për fizioter­api e mbështet­je psiko-sociale, ku është përf­shirë gjatë vitit në qen­drën tonë.

‘’Në HANDIKOS ndi­hem si në shtëpinë time. Do i bëja apel insti­tu­cion­eve që gjithëqysh  me pasë përkrah­je e qën­druesh­mëri të shër­bimeve për fëmi­jët dhe neve si prindër’’.

Për­pos Amar­it, në shër­bimin logo­pe­dik janë përf­shirë edhe 16 fëmi­jë tjerë, kjo përmes pro­jek­tit të mbështe­tur nga komu­na e Prisht­inës, i cili do zgjasë deri më 15 janar 2024.

0 Comments

Postime të ngjashme