Anëtarja e HANDIKOS’it, Festina Veselaj punësohet në MONEGO

Fes­ti­na Vese­laj, anëtare disa vjeçare e HANDIKOS’it nga tash do të jetë pjesë e stafit të MONEGO‑s, insti­tu­cionit finan­ciar jo-bankar të licen­cuar nga Ban­ka Qen­drore e Kosovës. Punësi­mi i Fes­tinës ka rezul­tu­ar pas një bashkëpuni­mi të mirë­filltë ndër­m­jet HAND­IKOS-it dhe MONEGO‑s. Fes­ti­na Vese­laj do të angazho­het tek sek­tori i thirrjeve në MONEGO. Ajo ka treguar se ndi­het shumë mirë me këtë punë që i është ofruar […]

Anëtarët e HANDIKOS-it bëjnë gjuajtje rekreative në Poligonin e Shenjëtarisë ‘Katana’ në Obiliq

Për­fitue­sit e shër­bimeve sociale të qen­drës ditore HANDIKOS sot patën mundës­inë të provo­jnë gjua­jt­jen me armë në Poligo­nin e Shen­jë­tarisë ‘Katana’ në Obiliq. Aty u dhanë instruk­sione se si duhet të për­doret arma, rrez­iqet që vijnë prej saj dhe masat e sig­urisë që duhet ndër­mar­rë kur gjen­deni për­bal­lë armëve. HANDIKOS falën­deron Poligo­nin e Shen­jë­tarisë ‘Katana’ për mirëprit­jen dhe shër­bimin ndaj anë­tarëve tanë.

Në Gjakovë nis trajnimi treditor për ‘Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm’

Sot, në Gjakovë ka fil­lu­ar raun­di i dytë i pro­gramit “Disi­plina Poz­i­tive në Prindërim­in e Përdit­shëm” për këtë vit. 20 prindër/mësimdhënës po shqyr­to­jnë bashkër­isht prak­tikat më të mira të prindërim­it, bazuar në zhvil­lim të fëmi­jëve dhe të drej­tave të tyre. Gjatë javës së kalu­ar, ky pro­gram u zhvil­lua në komunën e Fer­iza­jt. Tut­je pritet të mba­het edhe në Prishtinë.

Bëhuni pjesë e ekipit të Futbollit për Femra me Amputim në Kosovë

Po kri­jo­het ekipi i Fut­bol­lit për Fem­ra me Amputim në Kosovë Dok­tori amerikan, z. Fred Sor­rells, udhëhe­qës i World Amputee Foot­ball Fed­er­a­tion është i intere­suar të for­mo­jë ekipin fut­bol­lis­tik të fem­rave me amputim në Kosovë. Ai sot gjatë ditës ka qën­dru­ar në Qen­drën e HANDIKOS’it, ku është takuar edhe me disa nga të intere­suar­it që duan të bëhen pjesë e këtij orga­niz­i­mi. z.Sorells në të […]

HANDIKOS prezantohet me tri thënie në veprën artistike ‘Vulose’ për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

‘’Kur­rë s’je shumë e re për t’i treguar aftësitë e tua që nuk t’i vlerë­suan’’ Është njëra nga fjal­itë që sot u ekspozua gjatë veprës artis­tike “Vulose”, e propozuar nga HANDIKOS. Dita Ndërkom­bëtare e vajzave u shënua me një sër aktivitesh edhe në Kosovë. Në veprën artis­tike “Vulose”, të artistes Alke­ta Mri­pa nëpër­m­jet së cilës tre­go­het poten­ciali dhe fuqia e vajzave, janë ekspozuar edhe tri fjali të […]

Bëhu pjesë e Programit Yes, studio si bursist/e për një vit në SHBA

Bëhu­ni pjesë e një aven­ture më ndryshe në SHBA Pro­gra­mi i shkëm­bim­it të të rin­jve dhe i studim­it Kennedy-Lugar (YES) shpal­lë të hapur konkursin për t’u bërë pjesë e studimeve përg­jatë një viti në shkol­lat e mesme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. YES inku­ra­jon fuqishëm fëmi­jët me aftësi të kufizuara nga e gjithë Koso­va që të apliko­jnë, pasi ju i shtoni një vlerë të mad­he pro­gramit. Programi […]

Vullnet i hekurt: Ky është Trimor Idrizi me aftësi të kufizuara që s’i ndal ushtrimet në fitnes

Tri­morin nuk ka asgjë që e ndalë të mer­ret me sportin e tij të prefer­u­ar, fit­nesin. Që nga mosha një vjeçare, Tri­mor Idrizi është anë­tar i rreg­ullt i Qen­drës së HANDIKOS’it në Prisht­inë. Ai thua­jse për çdo mëng­jes vije në fit­nesin e Qen­drës së HANDIKOS’it për të bërë ushtrime fizike. Tri­mori, 26-vjeç,  ka një pasion shumë të madh për këtë sport, e të cilin e ushtron nga […]