Po kri­jo­het ekipi i Fut­bol­lit për Fem­ra me Amputim në Kosovë

Dok­tori amerikan, z. Fred Sor­rells, udhëhe­qës i World Amputee Foot­ball Fed­er­a­tion është i intere­suar të for­mo­jë ekipin fut­bol­lis­tik të fem­rave me amputim në Kosovë.

Ai sot gjatë ditës ka qën­dru­ar në Qen­drën e HANDIKOS’it, ku është takuar edhe me disa nga të intere­suar­it që duan të bëhen pjesë e këtij organizimi.

z.Sorells në të njëjtën kohë ka treguar rreg­ul­lat e kësaj loje, duke ilus­tru­ar edhe një lojë bren­da sal­lës së Qen­drës së HANDIKOS’it.

Ai ka inku­ra­juar të gjithë per­son­at me amputim, fem­ra dhe meshkuj që të shpre­hin interes­imin dhe të bëhen pjesë e ekipeve që pritet të for­mo­hen ditëve në vazhdim.

‘Sporti jonë është shumë unik, kre­jt çka duhet të kemi është topi, pater­i­cat dhe një zemër të mad­he’, ka thënë z.Sorells.

Synimet e tij janë që gjatë vitit të ardhshëm në vendin tonë të kri­jo­het Kam­pi­onati për Fem­ra me Amputim, ku Koso­va do të ketë mundës­inë që den­jë­sisht të për­faqë­so­het nëpër botë me ekipin e femrave.

HANDIKOS fton të gjithë per­son­at me amputim, nga të gjitha komu­nat e Kosovës që t’i bashko­hen kësaj nisme, që padyshim do të jetë shumë argëtuese për ju.

Afati për shpre­hje interes­i­mi është prej sot (14 tetor) deri më 15 nën­tor 2019.

Këtë mund ta bëni duke kon­tak­tu­ar  per­son­in përgjegjës, Ilir Gashin, përmes num­rit të tele­fonit: 00383–49-377–655, ose në email adresën: ilir.gashi@handi-kos.org

0 Comments

Postime të ngjashme