Unë jam Eliza Deliu, jetoj në komunën e Mitro­vicës  dhe jam bërë pjesë e grupit Hëna që 5 vjet.

Kur shoh mbled­hi të tilla sikurse sot, them vet me vete, sa mirë duke­mi të gjithë bashkë, të barabartë e pjesë­mar­rës në ambi­ente kudo e kur­do që ka fëmijë.

Por ja që, kësh­tu nuk ndodh gjith­monë. Sido­mos nëpër shkol­la, aty ku pje­sa dër­rmuese e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk janë pjesë e pro­ce­sit mësi­mor. Për shumë arsye. E njërën prej tyre po du me e nda unë sot me ju, atë që e kam për­je­tu në lëkurën time. Atë të diskri­m­inim­it e për­jash­tim­it, pikër­isht nga shkol­la e nga indi­vidë që kanë për oblig­im të kri­jo­jnë mundësi gjithëpërfshirëse.

Kur u bëra për klasën e parë, star­to­va në qen­drën buri­more “Nëna Tereza”. Duke u rrit­ur e kup­tuar se unë duhet të jem pjesë e shkolla­va të rreg­ull­ta, sikurse çdo fëmi­jë tjetër, bashkë me famil­jen u intere­suam të regjistro­hem në shkol­lën  shumë afër shtëpisë, ‘’ Musa Hoti‘’, për çka drej­tori më kërkoi që ta sig­uroj pat­jetër një mësues mbështetës, dhe pas shumë për­p­jek­jeve e angazhuam atë mësues mbështetës. Pas kësaj, doli me kërkesën që unë duhet ta kem edhe një asis­tent, të cilët real­isht duhet të na sig­uro­jë shkol­la, shteti apo jo? Pasi që e sig­u­ru­am asis­tentin, drej­tori na doli me njof­timin se ‘’nuk pra­no­jmë dot fëmi­jë me aftësi të kufizuara në shkol­lën tonë’’.

Ai ishte prej momenteve më të vështi­ra për mua, kur e ndje­ja se po për­jash­to­he­sha vetëm pse isha me aftësi të kufizuar, kur për­bal­lë shi­h­ja refuz­imin e jo mundës­inë e barabartë që më garan­to­het me Ligj, shkollimin.

Megjthatë, unë e famil­ja ime nuk u dorëzuam. Duke pasur edhe mbështet­jen e HANDIKOS në Mitro­vicë e qen­drës buri­more, dera e fil­limeve të mia, nisëm të trokasim në derën e një shkol­lë tjetër, vetëm e vetëm për të vijuar mësimin e për mos bërë munge­sa, që tash­më ishin ngrit­ur në numër, tek­sa unë ende­sha shkol­lë më shkol­lë për të gje­tur një bankë mësi­more. Kësh­tu kalu­an fiks 4 muaj. Tash llog­a­riteni sa qin­dra munge­sa m’u shënu­an, ndonëse jo në një ditar shkol­lor, e mad­je  mbe­ta shumë mbra­pa me lek­sionet mësimore.

‘’Bedri Gji­naj’’. Është emri i shkol­lës ku pas shumë për­p­jek­jeve u regjistro­va e pra­no­va. Kësh­tu si jam, si fëmi­jë që ka një kufiz­im, por të cilin nuk duhet ta ndalo­jë askush dhe asgjë të tra­j­to­het si çdo fëmi­jë tjetër i kësaj bote, që ka aq shumë ambi­cie në jetën e vet, të mëso­jë shumë e të bëhet dikushi.

Unë u pra­no­va pra në atë shkol­lë, ndonëse disa kilo­me­tra larg shtëpisë sime në Mitro­vicë. Por, do të habiteni sikur tani do ju them se sfi­dat për mua nuk mbaru­an aty. Në fakt aty veçse fil­lu­an paragjykimet e bul­liz­i­mi në klasën e gjashtë, dhe para­men­do­jeni prej një mësimd­hënëse. Mësimd­hënëse e lëndës së matematikës.

Nuk ndi­he­sha kur­rë e lirë të shpre­he­sha, të ngris­ja dorën për të kry­er ndon­jë ushtrim apo për të përsërit­ur ndon­jë lek­sion mësi­mor. Ajo gjithë kohën më injoronte, më bënte të ndje­hesh sikur nuk ekzis­to­ja në klasë, dhe ash­tu vazh­doi gjithç­ka deri në klasën e nën­të. Përg­jatë asaj peri­ud­he mërzite­sha shumë prej atyre orëve kur i vinte rad­ha matem­atikës, që për­pos si lëndë më e vështirë për shu­micën e nxënësve, ende më të vështirë ma bënte ai ambi­ent e ajo qas­je e kri­juar. Këtë sit­u­atë e kisha mbyl­lur në vete, pa e ndarë as me famil­jen time, dhe kësh­tu ven­dosa të mos mar­rë pjesë më në orët e saj. Kësh­tu bëra  shumë munge­sa nga lën­da e matem­atikës. Jo pse doja, por se nuk kisha asnjë zgjid­hje tjetër. Si sit­u­atë u zbu­lua nga babi e nëna, dhe më pyetën pse po i bojko­to­ja orët e matem­atikës, dhe ju thash:

‘’Në njërën orë, unë kisha har­ru t’i bëja disa detyra dhe ajo arsimtare m’u drej­tua me fjalët:

Pse vjen në shkol­lë edhe e mundon trupin tënd, e din se qysh je, kurg­ja s’je t’u ditë’’.

Tash po ju pyes unë juve këtu për­bal­lë meje, do e para­men­donit një fjali aq të rëndë e aq lën­duese sa kjo që e mora unë, mad­je prej një mësimd­hënëse, që do duhej të ishte shem­bull për gjithë neve?

Unë men­doj që nuk do e pris­nit dhe jam e bindur që nje­jtë do vepronit edhe ju si unë. Do e lin­it orën mësi­more, e besa edhe kre­jt shkol­lën, njëjtë siç men­do­va të bëjë në të vërtetë unë, por që vël­lai im nuk më lejoi. Ai erd­hi në një prej ditësh në shkol­lë, takoi drej­torin e arsim­itaren në fjalë, e cila  edhe tut­je nuk ndalonte dot ofendimet e paragjykimet ndaj meje, duke më qua­j­tur ‘’çikë e rrugëve’’.

Gjithç­ka u kapërdie prej anës time e famil­jes time vetëm të mos e ndër­pres shkol­lim­in, dhe duke mos mësuar asnjë orë matem­atikë, e për­fun­do­va klasën e nëntë.

Tash, duke i kthy­er në mem­o­rie këto peri­ud­ha jo të kënd­shme të miat, tash që jam në shkol­lën e mesme, në vitin e parë,  i besoj asaj që pas një peri­ud­he të vështirë në jetë, çdo­herë na vjen diç­ka e mirë. Dhe këtë të mirë unë jam duke e për­je­t­u­ar, sepse kam fatin që gjen­dem në një ambi­ent e shoqëri që më tra­j­to­jnë si të barabartë, askush nuk më shikon ndryshe, askush nuk më paragjykon, thjesht nuk ndi­hem e diskriminuar.

Dhe kjo këm­bën­gulësi për të mos u dorëzuar e për të ngrit­ur zërin e kërkuar të drej­tat e mia, padyshim që i takon mer­i­tave të pjesë­mar­rjes time në grupin Hëna, sepse këtu kemi mësuar e vazh­do­jmë të mëso­jme çdo ditë se si të kërko­jmë të drej­tat tona e si të mëso­jmë edhe njëri-tjetrin prej për­vo­jave që i për­je­to­jmë çdo ditë.

E unë e di, që vitet e fëmi­jërisë kre­jt lojë e mjaltë s’kanë qenë as për Eldinin, shokun tim të cilin e fto­jë të nda­jë rrë­fimin e tij para gjithë neve.

Falem­n­der­it.

0 Comments

Postime të ngjashme