Për­shën­de­t­je shokë e shoqe.  Po më mbushet zem­ra plot që po ju shoh në një numër aq të madh, që keni pasë mundësi të hyni të gjithë bren­da e keni ard­hë edhe prej qyteteve më të largëta.

Tash unë ju thash sa mirë që jemi aq shumë e për askënd s’ka qenë prob­lem qas­ja për me hy bren­da këtu, pikër­isht sepse m’u kuj­tu që unë në shumë vende ku kam pasë nevo­jë e ku ka pasë fëmi­jë tjerë, s’kam mujtë me hy, sepse ose s’ka pasë pjer­rinë,  ashen­sor, apo edhe mungesë toaleti.

Kjo sfidë më për­c­jell ende, çdo ditë, nje­jtë sikurse një pjesë të mad­he prej juve. Se ende s’kemi qas­je të plotë as  në rrugë, as në shkol­lë, as te mjeku, as në restorante, e as në sal­la sportive.

Unë jam Lorik Kar­al­i­ti  nga Fer­iza­ji edhe jam pjesë e grupit Hëna nga fil­li­mi. Shpesh­herë kur famil­ja ime ven­dosin të dalin diku për drekë apo darkë, apo për me pi dic­ka, unë sikur ua prishi gjithë. Në fakt jo unë, por gjend­ja ime, kjo për shkak se nuk mun­dem me depër­tu bren­da shu­micës së restoran­teve në qytetin ku jetoj sepse s’ka qas­je infra­struk­tur­ore. Tash po më bjen në mend që kam nejtë në shpi edhe kur në famil­je ka pasë ndon­jë das­më apo aheng e ku janë mbledh kre­jt, vetëm pse për mu s’kanë qenë lehtë të këpër­cyeshme shkallët.

Nejse, kjo prap nuk ka qenë pje­sa ma e rëndë­sishme, të pak­tën jo ma e rëndë­sishme sesa me shku te mjeku. Psh në ambu­lancë pub­like s’kam mujtë me hy për me e ndreqë dhëm­bin sepse është në katin e dytë stom­a­tologjia edhe aty s’ka pasë lift. Edhe unë jam detyru me gjetë një ordi­nancë pri­vate me qas­je për me e shëru dhëmbin. 

Tje­tra, po është e pash­mang­shme pa e për­mend shkol­lën, ama qe një rast i imi. E gjithë klasa u mobi­lizua të shko­jë në një aktivitet sportiv, në kuadër të lëndës së edukatës fizike. Shumë bre doja të shko­ja edhe unë. Ama kujdestari ma pri­jti e më tha, Lorik ti mos e ki mer­ak, pushim e ke atë ditë, mundesh me shku edhe me marr naj shër­bim aty në HANDIKOS.

Unë veë e shiko­va edhe nuk bëra zë. Doja t’i tho­ja që mua nuk më duhet dita pushim, por të jem aty me shokët e mi, me juve. Orarin për shër­bime në HANDIKOS e kam pas shkollës.

Këtë nuk ia thash, por më breu pse nuk ia thash. Por tash pas një viti, e di që do ia tho­ja, sepse sikur jam vetëdi­juar se unë duhet me ngritë zërin, me kundër­sh­tu nëse është nevo­ja, kur e di se po më bëhet padrejtësi. Tash e di se jam më i vetëdi­jshëm për gjithçka.

Dhe ju fëmi­jë, mos lejoni të ju shke­len të drej­tat tua­ja. Luftoni, luftoni, luftoni për to!

0 Comments

Postime të ngjashme