Grupi Koordinues për Avokim, në për­bër­je të për­faqë­suesve të HAND­IKOS-it, Shoqatës së të Ver­bërve të Kosovës, Shoqatës Koso­vare të të Shur­d­hërve dhe Stafit të Pro­jek­tit, sot mba­jtën takim me drej­torin e Zyrës për Qev­eris­je të Mirë pranë Zyrës së kryem­i­nistrit të Kosovës, z. Habit Hajredinin.

Gjatë këtij taki­mi u disku­tua për planin e për­bashkët të punës për vitin 2020, duke përf­shirë raportin nga zba­ti­mi i Plan­it Aktu­al Nacional të Veprim­it për Per­son­at me Aftësi të Kufizuara, formimin e grupit punues për har­timin e Plan­it të ri Nacional të Veprim­it 2021–2023 dhe ftesën për funk­sion­al­iz­imin e Këshillit Nacional për Per­son­at me Aftësi të Kufizuar.

Taki­mi u real­izua në kuadër të pro­jek­tit të BE-së “Pro­movi­mi i gjithëpërf­shirës në pro­ce­set kon­sul­ta­tive për refor­mat e qev­eris­jes dhe admin­is­tratës pub­like në sek­torin e aftë­sisë së kufizuar në niv­el lokal, nacional dhe regjion­al”, i cili zba­to­het nga HANDIKOS, në part­ner­itet me Dis­abil­i­ty Part­ner­ship Fin­land, Thresh­old, Shoqatën Koso­vare të Shur­d­hërve dhe Shoqatën e të Ver­bërve të Kosovës.

0 Comments

Postime të ngjashme