HANDIKOS po kërkon një ekspert lokal për përplimin e raportit mbi arritjet kryesore të organizatës në mbrojtjen e fëmijëve
- Published:12/04/2021
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS po kërkon një Ekspert lokal për përplimin e raportit mbi arritjet kryesore të HANDIKOS në mbrojtjen e fëmijëve.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është që të përmblidhen rezultatet e arritura në mbrojtjen e fëmijëve përgjatë 5 viteve të implementimit të projektit ‘Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë” në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe me financim të SIDAS Suedeze.
Të interesuarit janë të mirëpritur të dorëzojnë aplikacionet e tyre në mënyrë elektronike në handikos@handi-kos.org deri më datë 19.04.2021, në orën 23:59, me subjektin HK_CP Report_02.
Më poshtë mund t’i gjeni termat e referencës për këtë pozitë: