HANDIKOS dhe The Balkan Forum sot në mënyrë cer­e­mo­ni­ale bënë prezan­timin e stra­j­cave shumë-për­dorimëshe, të punuara nga 10 per­sona me aftësi të kufizuara, tash­më të punë­suar në punë­tor­inë e rrobaqepë­sisë që funk­sionon në kuadër të pro­jek­tit “Përf­shir­ja e per­son­ave me aftësi të kufizuara në tre­gun e punës përmes prod­him­it të stra­j­cave të ri-për­dor­shme si mbro­jt­je ndaj mjedisit’’.

Përg­jatë kon­fer­encës, drej­tori i HAND­IKOS-it, z.Afrim Maliqi ngri­ti nevo­jën e mbështet­jes finan­cia­re ndaj këtij pro­jek­ti, në mënyrë që këta per­sona të vazh­do­jnë në prod­himin e stra­j­cave, ndërko­hë edhe të zgjero­het stafi me njerëz të rinj, po ash­tu per­sona me aftësi të kufizuara.

‘Granti nga Zyra Zvicer­ane për Bashkëpunim për­fun­don në pjesën e dytë të mua­jit prill, pra pas afër­sisht një mua­ji, por ne mbes­im me shpresën dhe puno­jëe me përkush­tim mak­si­mal qe të gje­jmë mbështet­je finan­cia­re edhe nga dona­torët tjerë që ky pro­jekt kaq i rendë­sishem të vazh­do­jë dhe zhvil­lo­het edhe pas kësaj date. Jemi edhe opti­mistë që ky pro­jekt do të gjej mbështet­jen e kom­panive dhe orga­ni­zatave tjera joqever­itare, part­nereve tanë në insti­tu­cionet pub­like dhe në mesin e komu­nitetit të dona­torëve që të zhvil­lo­het në niv­el Kosove dhe pse jo edhe të shndër­ro­het në pro­jekt ndërku­fi­tar dhe rajon­al’, ka thënë Maliqi.

Gaz­mend Berla­jol­li nga The Balkan For­mum ka thek­suar se pro­jek­ti ka ngjal­lë entuzi­azëm në mesin e per­son­ave që janë aftë­suar dhe punësuar.

‘’Një syn­im krye­sor është që të reduk­to­jmë për­dorim­in e qeseve njëpër­dorimeshe të plas­tikës dhe të arri­jmë në të ardhmen e afërt që te kemi një ligj qe e ndalon për­dorim­in e plas­tikës një për­dorimëshe, me këtë edhe të qeseve të plas­tikës’’, shton Berlajolli.

Forte­sa Vishasel­li njëra nga për­fitue­set tha se fil­lim­isht ishte skep­tike por tani që po shohin rezul­tatin janë të lumtur.

“Për­shtyp­jet e mija të para për kursin e rrobaqepë­sisë ishin shumë skep­tike sepse nuk kisha njo­huri as në mak­inë dhe as në qep­je në të gjitha pikat që I tako­jnë kësaj lëmie por me ndih­mën e stafit të HANDIKOS ja arritëm sot ku jemi do doja që edhe të tjerë anë­tar të na bashkëngjiten për kursin e rrobaqepë­sisë dhe të gjithë të jemi të barabartë për një vend pune”, u shpreh ajo.

Kurse, Agon Caka, po ash­tu i punë­suar në këtë pro­jekt kërkoi mbështet­jen e kësaj kat­e­gorie dhe këtij pro­jek­ti që siç tha ai ka syn­im të mbroj ambi­entin e Kosovës.

 “Për herë të parë kam fil­lu­ar me kursin e rrobaqepë­sisë, por më herë kemi pasur pro­jek­te të ndryshme dhe tra­jnimet ë ndryshme por kjo ka qenë hera e parë për ta bërë se si të për­puno­het një stra­jcë apo mënyrë për ta bërë këtë, ishte një sfidë për ta bërë këtë. Ndosh­ta stra­j­ca duket e thjesht por ka nj vlerë të madh një motivi dhe një mesazh të madh që do tre­goj se do e mbro­jë ambi­entin”, tha ai.

HANDIKOS dhe The Balkan For­mu mbesin me shpresën që num­ri i bashkëpunë­torëve, part­nerëve dhe mbështetësve të rritet në të ardhmen, ku përveç kon­tribuim­it në punësim, ky bashkëpunim i për­bashkët të ndiko­jë në mbro­jt­je të mjedisit.

Pjesë­mar­rës në kon­fer­encë ishte edhe ambasadori japonez në Kosovë, Oga­sawara Mit­sunori,  part­nerë të HAND­IKOS-it e për­faqë­sues të biz­ne­seve në vend.

Për mbështet­jen e pro­jek­tit falën­dero­jmë  Zyrën Zvicer­ane në Kosovë dhe mbështetësit tjerë; Merid­i­an Express, Gjirafa.com, Nuka Home, LDS, Byq­ma, Media Press dhe Balkan Green Foundation.

0 Comments

Postime të ngjashme