Në kuadër të Pro­jek­tit “Koso­va Gjithëpërf­shirëse” (Pro­movi­mi i gjithëpërf­shir­jes në pro­ce­set kon­sul­ta­tive për refor­mat e qev­eris­jes dhe admin­is­tratës pub­like në sek­torin e aftë­sisë së kufizuar në niv­el lokal, nacional dhe regjion­al), mbështe­tur nga zyra e BE në Kosovë, i cili imple­men­to­het nga Hand­iKOS, në part­ner­itet me Dis­abil­i­ty Part­ner­ship Fin­land, Thresh­old, Shoqatën Koso­vare të Shur­d­hërve dhe Shoqatën e të Ver­bërve të Kosovës, dhe Foru­min Koso­var të Aftë­sisë së Kufizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën për Qev­eris­je të Mirë, është orga­nizuar Kon­fer­en­ca për të shënuar 3‑Dhjetorin, Ditën Ndërkom­bëtare për Per­son­at me Aftësi të Kufizuara.

Qël­lim i shënim­it të kësaj dite ishte disku­ti­mi dhe për­cak­ti­mi i pri­or­iteteve në mbro­jt­jen dhe sig­urim­in e të drej­tave  të Per­son­ave me Aftësi të Kufizuara, si pjesë e barabartë e  shoqërisë në Repub­likën e Kosovës.

Hap­jen e Kon­fer­encës dhe fjalën hyrëse e bëri Z. Habit Hajre­di­ni  nga Zyra për Qev­eris­je të Mirë/Zyra e Kryem­i­nistrit, kurse pjesë­mar­rës me fjalimet dhe mbështet­jen e tyre ishin edhe zv. kryem­i­nistri i Repub­likës së  Kosovës, z. Dri­ton Sel­manaj dhe z. Naim Celaj, Insti­tu­ti i Avokatit të Popullit.

Pan­elistë të tjerë në kon­fer­encë ishin znj. Lat­ife Neziri nga Pro­jek­ti “Koso­va Gjithëpërf­shirëse” i cili mbështetet nga zyra e BE’së në Kosovë, e cila ka prezan­tu­ar Raportin Vje­tor të Aftë­sisë së Kufizuar, si dhe z. Bujar Kadriu, Foru­mi Koso­var i Aftë­sisë së Kufizuar, z. Afrim Maliqi, HANDIKOS, z. Enver Kur­ta­lani, Shoqa­ta Koso­vare e të Shur­d­hërve dhe Daut Tishuku, Shoqa­ta Koso­vare e Per­son­ave të Verbër.

0 Comments

Postime të ngjashme