Me rastin e shënim­it të 1 Qer­shorit – Ditës Ndërkom­bëtare të Fëmi­jëve, HANDIKOS sot ka lan­suar kam­pan­jën ‘’Bëhu Mburo­ja ime!’,  me qël­lim pro­movimin e rapor­tim­it të dhunës tek fëmi­jët, në çdo ambi­ent. Kam­pan­ja u pro­movua përmes një kon­fer­ence vir­tuale, një video­je udhëzuese, pub­likim­it të rapor­tit mbi arrit­jet kyçe të orga­ni­za­tës në fushën e Mbro­jt­jes së Fëmi­jëve, si dhe përmes insta­la­cion­eve Kukul­la Fëmijë.

Përg­jatë kon­fer­encës, Rijad Mehmeti, avokues për të drej­tat e fëmi­jëve vuri në theks disa nga të drej­tat themelore të fëmi­jëve, duke thënë se ata janë më të margji­nal­izuar­it në Kosovë, veçanër­isht fëmi­jët me aftësi të kufizuara.

Ai bëri thirrje që dhu­na të rapor­to­het në çdo rast.

‘’ Sot dhe jo vetëm, në emër edhe të të gjithë fëmi­jëve me aftësi të kufizuara unë ju bëj thirrje që të rapor­toni secilën for­më apo dyshim për abuz­im ndaj fëmi­jëve. MOS HARRONI: Asnjë lloj i dhunës ndaj fëmi­jëve nuk është i jus­ti­fikueshëm por e gjithë dhu­na ndaj tyre është e paran­dalueshme, dhe koha për të vepru­ar është tani’’, tha Rijadi.

Kurse drej­tori i HANDIKOS, z. Afrim Maliqi tre­goi sfi­dat me të cilat bal­lafaqo­hen fëmi­jët me aftësi të kufizuara çdo ditë në vendin tonë, duke speci­fikuar mungesën e shër­bimeve të nevo­jshme për ta, e që nuk ofro­hen nga shteti.

‘’ Ndër sfi­dat krye­sore vazh­do­jnë të jenë qas­ja infra­struk­tur­ore, munge­sa e shër­bimeve sociale për ta e viji­mi i shkol­lim­it, që si mungesë kanë edhe mësue­sit mbështetës apo asis­ten­tët nëpër klasa. Vlerë­so­het se vetëm 10 për qind prej fëmi­jëve, mar­rin shër­bime të nevo­jshme, e që është tepër pak. Për këtë arsye, edhe HANDIKOS në vazhdimësi lobon dhe bën kërke­sa që këto shër­bime që HANDIKOS ofron me deka­da ndonëse të kufizuara e jo afat­g­jate, të insti­tu­cional­i­zo­hen. Pra kjo është më se e domos­doshme’’, shtoi z.Maliqi.

Kurse znj. Nita Bylyk­bashi-Deliu nga Save the Chil­dren thek­soi fak­tin e mbro­jt­jes së fëmi­jëve dhe shër­bimet sociale.

‘’Shoqëria jonë duhet të ketë pri­or­itet mbro­jt­jen e fëmi­jëve, jo vetëm prindërit dhe kujdeestarët, por të gjithë punë­torët që kanë kon­takt me fëmi­jët. Kur flasim për shër­bimet sociale për per­son­at me aftësi të kufizuara, duhet të kon­sidero­jmë se kjo është një kat­e­gori mjaft e ndjeshme dhe shër­bimet sociale që u ofro­hen atyre duhet të jenë të qasshme, miqë­sore, varë­sisht prej grup­moshave dhe varë­sisht prej veçoritve të secilit fëmijë’’.

Po ash­tu, gjatë fjalës së tij, z. Qaz­im Gashi nga Depar­ta­men­ti për Poli­ti­ka Sociale dhe Famil­jen në Min­istrinë e Finan­cave, Punës dhe Trasfer­eve tha se duhet të ketë për­mirësime në  legjis­la­cionin aktual.

‘’Niveli qen­dror, min­is­tria përkatëse e jona e ka për oblig­im që të kri­jo­jë legjis­la­cionin e duhur i cili do të imple­men­to­het në nivelet komu­nale për ofrim­in adeku­at të shër­bimeve’’, tha ai.

HANDIKOS gjatë kon­fer­encës prezan­toi raportin hulumtues me gjet­jet kyçe të punës 5‑vjeçare të HANDIKOS, në fushën e mbro­jt­jes së fëmi­jëve, i cili u punua në kuadër të pro­jek­tit ‘’Pro­movi­mi i Rapor­tim­it dhe Paran­dalim­it të dhunës ndaj fëmi­jëve në çdo ambi­ent’’, i cili imple­men­to­het në part­ner­itet me Save the Chil­dren dhe mbështetet nga SIDA suedeze.

Përg­jatë katër mua­jve të fun­dit (janar-prill), Poli­cia e Kosovës ka regjistru­ar 118 raste të fëmi­jëve të përf­shirë në dhunë në famil­je. 84 prej tyre ishin fem­ra e 34 meshkuj. Nga num­ri total, 4 fëmi­jë ishin me aftësi të kufizuara.

Si aktivitet sim­bo­lik në kuadër të kësaj kam­pan­je ishte edhe ven­dos­ja e insta­la­cion­eve – Kukul­la Fëmi­jë me thënie të fëmi­jëve, vik­ti­ma të dhunës në famil­je, në sheshin  ‘Skën­der­beu’ dhe ‘Nënë Tereza’në Prisht­inë, po ash­tu edhe në sheshet krye­sore të komu­nave Fer­izaj, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Kam­pan­jës sonë në shesh iu bashkëngjit kryem­i­nistri z. Albin Kur­ti, pres­i­den­t­ja znj. Vjosa Osmani, min­istr­ja e Drejtë­sisë, znj. Albu­le­na Hax­hiu, ambasadori i Japon­isë në Kosovë, z. Ogasaëara Mit­sunori, prindër, fëmi­jë e qyte­tarë të tjerë.

0 Comments

Postime të ngjashme