Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës – HANDIKOS rish­pal­lë thirrjen për një ekspert/e lehtësues/e për Har­timin e Plan­it të veprim­it për Avokim dhe ngrit­je të vetëdi­jes për grupin e fëmi­jëve ‘’Hëna’’.

Aplikan­tët e intere­suar duhet të dër­go­jnë doku­mentet e nevo­jshme në gjuhën shqipe, deri më datë 05 Tetor 2023, ora 17:00, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: gresa.stublla@handi-kos.org me sub­jekt ‘’Har­ti­mi i Plan­it të veprim­it për Avokim”.

Ter­mat e ref­er­encës më poshtë (PDF dhe tekst)

Shkarko

Ter­met e Referencës

Ekspert/Lehtësues për Trajnim

Orga­ni­za­taHANDIKOS(Shoqata e Para­plegjikëve dhe e Par­al­izës se Fëmi­jëve të Kosovës)
Pro­jek­ti:Shër­bimet e Reha­bil­itim­it të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmi­jët dhe të rin­jtë me aftësi të kufizuara janë Fuqizuar dhe të Qëndrueshme
Zba­to­het nga:HANDIKOS
Mbështe­tur nga:UNICEF
Qël­li­mi i AngazhimitHar­ti­mi i Plan­it të veprim­it për avokim dhe ngrit­je të vetëdi­jes — për grupin Hëna
Ven­diPrish­tine, Kosovë
Data e publikimit25 Shta­tor 2023
Data e prit­ur e angazhimi11–13 Tetor 2023
Kon­tak­tihandikos@handi-kos.org
  1. HYRJE

HANDKOS, “Shoqa­ta e para­plegjikëve dhe par­al­izës së fëmi­jëve të Kosovës” është kri­juar si reag­im ndaj gjend­jes së vështirë në të cilën gjen­den per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themelu­ar nga dhe për per­son­at me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandër­pre­ra që nga viti 1983.

Si orga­ni­za­të për­faqë­son, përkrahë dhe punon për dhe me per­son­at me aftësi të kufizuar përmes avokim­it dhe lobim­it. Ofron shër­bime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe pro­movon barabarës­inë, jetën e pavarur dhe me din­jitet për të gjithë per­son­at me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të pro­jek­tit “Shër­bimet e Reha­bil­itim­it të Bazuar në Bashkësi (RBB) për fëmi­jët dhe të rin­jtë me aftësi të kufizuara janë Fuqizuar dhe të Qën­drueshme”, i cili zba­to­het nga HANDIKOS dhe mbështetet nga UNICEF në part­ner­itet me USAID Koso­va, ka për qël­lim që të pro­movo­jë mbro­jt­jen e fëmi­jëve dhe për­mirësimin e qev­eris­jes së të drej­tave të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë. 

2. OBJEKTIVA E DETYRES

Qël­li­mi i kësaj thirrje­je për aplikim është angazhi­mi i/e një trajneri/e i/e cili/a do të mbësht­esë punë­tor­inë dhe zhvil­lim­in e Plan­it të Veprim­it për avokim dhe ngrit­je të vetëdi­jes për Hand­iKOS – Grupin “Hëna”, gjatë mua­jit Shta­tor të vitit 2023. Trajneri/ja i/e kon­trak­tu­ar do të puno­jë ngushtë me ekipin e Hand­iKOS dhe për­faqë­sue­sit e grupit “Hëna” nga shtatë rajonet e Kosovës.

3.  FUSHEVEPRIMI
• Koor­dinim i punë­torisë në bashkëpunim me ekipin e Hand­iKOS – grupin “Hëna”;

• Udhëhe­q­ja e punë­torisë tre-ditore për har­timin e plan­it të veprim­it për avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit;

• Kon­sul­ti­mi me për­faqë­sue­sit e cak­tu­ar për të përm­bled­hur fushat me pri­or­itet për avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit;

• Drafti­mi i Plan­it të Veprim­it për Avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokim­it me objek­ti­vat e qar­ta, aktivitetet, rezul­tatet e synuara dhe treguesit;

• Prezan­ti­mi i draftit të parë pranë Hand­iKOS – grupit “Hëna”

• Reko­mandimet për zba­timin e Plan­it të veprim­it për avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit;

• Final­iz­i­mi dhe dorëz­i­mi i Plan­it të Veprim­it në Hand­iKOS – grupin “Hëna”

Eksper­ti do të jetë përgjegjës për ndër­mar­rjen e detyrave vijuese:

Zhvil­li­mi i pro­gramit dhe metodologjisë së punëtorisë

• Plani dhe agjen­da e punëtorisë;

• Facil­iti­mi i punë­torisë përf­shirë matri­cat për planin e veprimit;

• Për­gatit mate­ri­alet / prezantimet/ në për­puth­je me moshën e pjesëmarrësve.

• Drafti­mi dhe prezan­ti­mi i plan­it të veprimit;

• Reko­mandimet për zba­timin e plan­it të veprimit

• Final­iz­i­mi dhe dorëz­i­mi i Plan­it të veprimit

• Për­gatit raportin e trajnimit.

4. METODAT DHE MJETET

Meto­dat e mëposhtme mund të për­doren për të për­fun­d­uar detyrat e për­men­dura më lart dhe për të përm­bushur qël­lim­in siç për­cak­to­het nga kjo ToR.

1. Takime kon­sul­ta­tive me HANDIKOS dhe ekipin e grupit “Hëna”

2. Zhvil­li­mi i matri­cave për har­timin e plan­it të veprimit

3. Lehtësi­mi i Punë­torisë (3 ditore) për har­timin e plan­it të veprim­it me për­faqë­sue­sit e fëmi­jëve nga grupi “Hëna”

4. Har­ti­mi i draftit të parë të Plan­it të veprim­it dhe prezan­ti­mi pranë ekip­it të projektit

5. Final­iz­i­mi dhe dorëz­i­mi i plan­it të veprimit

5. SHKATHTESITE, PERVOJA DHE KUALIFIKIMET PER EKSPERTIN
Kan­di­dati duhet të pose­doj këto aftësi dhe kom­pe­ten­ca:
• Të pak­tën të jetë i/e  diplo­muar në shken­ca sociale, menax­him, zhvil­lim orga­ni­za­tiv ose fusha të ngjashme
• Njo­huri dhe ndjesh­mëri për çësht­jet e të drej­tave të fëmi­jëve me theks të veçan­të për fëmi­jët me aftësi të kufizuara;
• Njo­huri lid­hur me plan­et e veprim­it për avokim dhe ngrit­je të vetëdi­jes fokus në të drej­tat e fëmi­jëve
• Aftësi të mira anal­i­tike dhe të doku­men­tim­it;
• Demon­stron për­vo­jë të mëparshme për  detyra të ngjashme

• Aftësi të mira komu­niki­mi me fëmi­jët dhe të rinjtë

• Ndërgjegjësi­mi kul­tur­or dhe ndjesh­mëria ndaj çësht­jes së aftë­sisë së kufizuar

6. KOHEZGJATJA E DETYRES

Kohëzg­jat­ja e detyrës plan­i­fiko­het të jetë 3 ditë tra­jn­i­mi dhe të për­fun­doj gjatë mua­jit Shta­tor 2023 (bazuar në mar­rëvesh­je të ndërsjellë);

7. MATERIALI PER DETYREN

Eksper­ti do të puno­jë ngushtë me ekipin e pro­jek­tit HANDIKOS. Të gjitha mate­ri­alet do t’i dorë­zo­hen ekip­it të Pro­jek­tit HANDIKOS në datën siç është rënë dako­rd rec­i­prok­isht gjatë takim­it fillestar. Doku­mentet e dorëzuara do të rishiko­hen nga HANDIKOS dhe part­nerët e Pro­jek­tit. Të gjitha doku­mentet do të dorë­zo­hen në for­ma elek­tron­ike përf­shirë pro­duk­tet për­fundimtare të cilat do ti dorë­zo­hen HandiKOS.

Eksper­ti duhet të paraqesë mate­ri­alet krye­sore të mëposhtme:

• Agjen­da e punëtorisë

• Matri­cat të cilat do të për­doren gjatë punëtorisë

• Prezan­ti­mi Pow­er­Point ose llo­jet e tjera të mjeteve  që për­doren për qël­lim­in e punëtorisë

• Drafti final i Plan­it të Veprim­it për Avokim dhe ndërgjegjësim si mjet i avokimit

• Rapor­ti i punë­torisë nga kënd­vështri­mi i ekspertit

8. BUXHETI PER TRAJNIM

Bux­heti për tra­jn­imin është plan­i­fikuar të jetë 150.00 Euro në ditë * 3 ditë = 450.00 Euro Total.

Pro­jek­ti do të mbu­lo­jë kos­ton finan­cia­re për vendin, ushqimin dhe freskimin, mate­ri­alet dhe logjis­tikat e tjera të kërkuara të punëtorisë.

Page­sa do të bëhet pas dorëzim­it të Rapor­tit të Tra­jnim­it! Depar­ta­men­ti i Finan­cave do të zvogëlo­jë kon­tributet tati­more dhe pen­sion­ale bazuar në legjis­la­cionin tati­mor të Kosovës.

9. DATAT TENTATIVE DHE VENDI
Datat ten­ta­tive: Tetor 2023 (bazuar në mar­rëvesh­je rec­i­proke)
Ven­di:  Qen­dra e Resur­se­ve të Hand­iKOS, Vet­ernik, Prishtinë 

10. PROCEDURA PER APLIKIM
 
Eksper­ti /kompania e intere­suar duhet të paraqesë doku­mentet e për­men­dura më poshtë deri në orën 17:00, të datës 5 Tetor 2023.

• Një CV e përditë­suar (Mak­si­mu­mi 3 faqe)

• Një letër aplika­cioni dhe infor­ma­cione kontakti.

• Kon­cep­ti i punëtorisë

Ju lutem, shkru­ani në sub­jekt Apliki­mi për “Har­ti­mi i Plan­it të veprim­it për Avokim” 

Doku­mentet duhet te dorë­zo­hen vetëm ne for­mën elek­tron­ike ne adresën: handikos@handi-kos.org

cc:gresa.stublla@handi-kos.org

Vetëm kan­di­datet e listës së ngushtë do të kontaktohen.

0 Comments

Postime të ngjashme