Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës – HANDIKOS po kërkon një ekspert/e lehtësues/e për har­timin e “Strategjia e Avokim­it dhe Plani i Veprim­it”, që do të har­to­hen gjatë orga­nizim­it të punë­torisë me grupin avokues të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara ‘’Hëna’’.

Kjo po real­i­zo­het në kuadër të pro­jek­tit “Hand­ikos for Child Rights- H4CR”, i cili zba­to­het nga HANDIKOS, në part­ner­itet me Save the Chil­dren dhe finan­co­het nga Agjen­cia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkom­bë­tar dhe Zhvil­lim (SIDA).

Aplikan­tët e intere­suar duhet të dër­go­jnë doku­mentet e nevo­jshme në gjuhën shqipe, deri më datë 08 tetor 2023, përmes email adresës handikos@handi-kos.org dhe cc: nora.simitciu@handi-kos.org me sub­jekt: Apliki­mi për punë­tor­inë “Har­ti­mi i Strategjisë së Avokim­it dhe Plani i Veprimit”.

Ter­mat e ref­er­encës më poshtë:

Shkarko

Ter­mat e Referencës

Ekspert për Zhvil­lim­in e Strategjisë tri (3) vjeçare të Avokim­it dhe Plani i Veprimit

  1. HYRJE

HANDIKOS, “Shoqa­ta e para­plegjikëve dhe par­al­izës së fëmi­jëve të Kosovës” është kri­juar si reag­im ndaj gjend­jes së vështirë në të cilën gjen­den per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themelu­ar nga dhe për per­son­at me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandër­pre­ra që nga viti 1983.
Si orga­ni­za­të për­faqë­son, përkrahë dhe punon për dhe me per­son­at me aftësi të kufizuar përmes avokim­it                  dhe lobim­it. Ofron shër­bime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe pro­movon barabarës­inë, jetën e pavarur dhe me din­jitet për të gjithë per­son­at me aftësi të kufizuara.

  1. INFORMATA TË PËRGJITHSHME

HANDIKOS në part­ner­itet me Save the Chil­dren në Kosovë është duke imple­men­tu­ar pro­jek­tin “Hand­ikos for Child Rights-H4CR”, i cili finan­co­het nga Agjen­cia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkom­bë­tar dhe Zhvil­lim (SIDA). Përmes këtij pro­jek­ti HANDIKOS syn­on ngrit­jen e kapaciteteve dhe fuqiz­imin e fëmi­jëve me Aftësi të  Kufizuara.

Në kuadër të këtij pro­jek­ti do të har­to­het një strategji tri (3) vjeçare avoki­mi dhe plani i veprim­it për të pro­movuar të drej­tat dhe mirëqe­nien e fëmi­jëve me aftësi të kufizuara bashkë me Grupin “Hëna”. **

Grupi Avokues i Fëmi­jëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo for­mal i themelu­ar                
nga HANDIKOS që nga viti 2017, i cili që nga theme­li­mi ka për mision të garan­toj të drej­tat e  
fëmi­jëve për fëmi­jët me aftësi të kufizuara.  HËNA për­faqë­son nevo­jat e fëmi­jëve në niv­el lokal
dhe qen­dror, për më tepër është aktivisht i përf­shirë në të gjitha pro­ce­set e HANDIKOS.

  1.  OBJEKTIVA E DETYRËS

HANDIKOS kërkon të angazho­jë një ekspert/e për zhvil­lim­in e strategjisë së avokim­it për HANDIKOS & Grupin “Hëna”.

  1. KUALIFIKIMI
  2. Diplomë Uni­ver­sitare në shken­ca sociale, menax­him, zhvil­lim orga­ni­za­tiv ose fusha të ngjashme;
  3. Njo­huri dhe ndjesh­mëri për çësht­jet e të drej­tave të fëmi­jëve me theks të veçan­të për fëmi­jët me aftësi të kufizuara;
  4. Njo­huri lid­hur me strategjitë dhe plan­et e avokim­it me fokus në të drej­tat e fëmijëve;
  5. Njo­huri për parimet e të drej­tave të fëmi­jëve të bazuara në Kon­ven­tën e të Drej­tave të Fëmijëve;
  6. Aftësi të mira anal­i­tike dhe të dokumentimit;
  7. Për­vo­jë të mëparshme për detyra të ngjashme;
  8. Aftësi të mira komu­niki­mi me fëmi­jët dhe të rinjtë;
  9. Ndërgjegjësi­mi kul­tur­or dhe ndjesh­mëria ndaj çësht­jes së aftë­sisë së kufizuar.
  • DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Kon­sul­ti­mi me ekipin e pro­jek­tit dhe grupin “Hëna” për të ven­do­sur metodologjinë dhe përm­ba­jt­jen e punëtorisë;
  • Për­gatit­ja e plan­it të punës dhe metodologjisë, agjendën e punë­torisë dhe zhvil­li­mi i mate­ri­aleve të nevo­jshme për punë­tor­inë me HANDIKOS dhe grupin “Hëna”;
  • Udhëhe­q­ja e punë­torisë dy-ditore për har­timin e strategjisë avokuese;
  • Drafti­mi i Strategjisë Avokuese me objek­ti­vat e qar­ta, aktivitetet, rezul­tatet e synuara dhe treguesit;
  • Prezan­ti­mi i draftit të parë pranë HANDIKOS  dhe grupit “Hëna”;
  • Përditësi­mi i komenteve dhe syg­jer­imeve të dala nga HANDIKOS, Grupi “Hëna” dhe Save the Children;
  • Dorëz­i­mi i draftit final për aprovim tek HANDIKOS, përf­shirë reko­mandimet për zba­timin e strategjisë;
  • Final­iz­i­mi dhe dorëz­i­mi i rapor­tit me shkrim tek HANDIKOS jo më vonë se 5 ditë pune pasi të ketë dorëzuar doku­mentet e aprovuara. 
  • ANGAZHIMI I ESKPERTIT/ES

Eksperti/ja do të angazho­het me anë të një kon­trate për shër­bim me HANDIKOS.

Angazhi­mi do të bëhet gjatë mua­jit tetor 2023 në bazë ditore, ku do të përf­shi­hen aktivitetet e mëposhtme:

DetyraKohëzg­jat­ja
Para­për­gatit­ja e punë­torisë dhe materialeve0.5 ditë
Punë­to­ria për har­timin e strategjisë avokuese2 ditë
Har­ti­mi i draftit të parë të strategjisë & Prezan­ti­mi i strategjisë dhe rekomandimeve1 ditë
Final­iz­i­mi dhe shpërn­dar­ja e strategjisë avokuese1 ditë
Final­iz­i­mi dhe dorëz­i­mi i rapor­tit me shkrim tek HANDIKOS jo më vonë se 5 ditë pune pasi të ketë dorëzuar doku­mentet e aprovuara nga HANDIKOS. 0.5 ditë
Totali i ditëve5 ditë
  • KUSHTET E PAGESËS

Page­sa e ekspertit/es do të bëhet sipas ofer­tës përkatëse për kry­er­jen e shër­bimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Page­sa do të bëhet pas për­fundim­it me suk­ses të punë­torisë dhe dorëzim­it të doku­men­tit final/Strategjisë dhe rapor­tit nar­ra­tiv të aprovuar nga HANDIKOS. 

HANDIKOS do të real­i­zoj pagesën në Euro, shu­ma bru­to për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tati­mi në fitim dhe kon­tribu­ti pen­sion­al sipas lig­jeve në fuqi në Kosovë)

  • Shpen­zimet e ushqim­it gjatë punë­torisë do t’i mbu­lo­jë organizatori.
  • Datat ten­ta­tive të punë­torisë: 21–22 Tetor 2023 (bazuar në mar­rëvesh­je reciproke)
  • Ven­di:  Mbetet të kon­fir­mo­het

    HANDIKOS rez­er­von të drejtën e negoci­im­it të propozim­it financiar.

  • PROCEDURA PËR APLIKIM
  • Metodologjia e punës për këtë angazhim, përf­shirë plan­i­fikimin e mba­jt­jes së punë­torisë dhe har­timin e plan­it të punës (max. 3 faqe); 
  • Letër intere­si që paraqet arsyet që ai/ajo është i/e për­sh­tat­shëm dhe ka njo­huri dhe ekspe­ri­encë për këtë angazhim (max.1 faqe);
  • Cur­ricu­lum Vitae (CV) (max.3 faqe);
  • Propoz­i­mi financiar.

Aplika­cionet duhet të dorë­zo­hen në for­më elek­tron­ike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org

cc: nora.simitciu@handi-kos.org

Ju lutem, shkru­ani në sub­jekt Apliki­mi për “Har­ti­mi i Strategjisë tri (3) vjeçare të Avokim­it dhe Plani i Veprimit” 

Afati i fun­dit për dorëz­imin e aplika­cionit është 8 tetor 2023, ora 17:00.

Vetëm kan­di­datët e suk­sesshëm do të kontaktohen!

Pas përzg­jed­hjes Ekperti/ja i përzg­jed­hur duhet të dërgojë:

  • Dokumentin/ Dësh­minë që nuk jeni nën hetime.
  • Poash­tu duhet të nën­shkru­aj Poli­tikën e Mbro­jt­jes së Fëmi­jëve të HANDIKOS dhe Rreg­ul­loren mbi Paran­dal­im­in e Shfry­tëzim­it dhe Abuzim­it Sek­su­al — PSHAS dhe t’u përm­ba­hen kushteve dhe kritereve të tyre.
0 Comments

Postime të ngjashme