HANDIKOS – Shoqa­ta e Para­plegjikëve dhe Par­al­izës së Fëmi­jëve të Kosovës  po kërkon të angazho­jë një trajner/e për har­timin dhe mba­jt­jen e tra­jnim­it për grupin avokues “Hëna”, rreth Kon­ven­tës për të drej­tat e fëmi­jëve, me fokus në nenin për mosdiskriminimin.


Kjo thirrje është në kuadër të  pro­jek­tit “Hand­ikos for Child Rights-H4CR”, i cili imple­men­to­het në part­ner­itet me Save the Chil­dren Koso­va dhe finan­co­het nga Agjen­cia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkom­bë­tar dhe Zhvil­lim (SIDA).

Aplika­cionet duhet të dorë­zo­hen në for­më elek­tron­ike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org cc: nora.simitciu@handi-kos.org;  deri më datë 15 nën­tor 2023, ora 17:00.

Shkarko

Ter­mat e referencës:

  1. HYRJE

HANDIKOS, “Shoqa­ta e para­plegjikëve dhe par­al­izës së fëmi­jëve të Kosovës” është kri­juar si reag­im ndaj gjend­jes së vështirë në të cilën gjen­den per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, e themelu­ar nga dhe për per­son­at me aftësi të kufizuara, me aktivitete të pandër­pre­ra që nga viti 1983.
Si orga­ni­za­të për­faqë­son, përkrahë dhe punon për dhe me per­son­at me aftësi të kufizuar përmes avokim­it dhe lobim­it. Ofron shër­bime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe pro­movon barabarës­inë, jetën e pavarur dhe me din­jitet për të gjithë per­son­at me aftësi të kufizuara.

  1. INFORMATA TË PËRGJITHSHME

HANDIKOS në part­ner­itet me Save the Chil­dren në Kosovë/o është duke imple­men­tu­ar pro­jek­tin “Hand­ikos for Child Rights-H4CR”, i cili finan­co­het nga Agjen­cia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkom­bë­tar dhe Zhvil­lim (SIDA). Përmes këtij pro­jek­ti HANDIKOS syn­on ngrit­jen e kapaciteteve dhe fuqiz­imin e fëmi­jëve me Aftësi të  Kufizuara.

  1.  OBJEKTIVA E DETYRËS

HANDIKOS kërkon të angazho­jë një trajner/e për har­timin dhe mba­jt­jen e tra­jnim­it për grupin avokues “Hëna” mbi Kon­ven­tën për të drej­tat e fëmi­jës me fokus në nenin për mos­diskri­m­in­imin.
1. Tra­jn­i­mi duhet të inko­r­poroj një kup­tim më të thel­lë të sfon­dit të KDF-së, nen­eve dhe parimeve krye­sore që e mbësht­esin atë;
2. Vështrim mbi të drej­tat e fëmi­jës në kon­tek­stin e Kosovës dhe
3. Pro­movi­mi i ligjit për mbro­jt­jen e fëmi­jës (qël­limet kryesore).

*Grupi Avokues i Fëmi­jëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo for­mal i themelu­ar               
nga HANDIKOS që nga viti 2017, i cili që nga theme­li­mi ka për mision të garan­toj të drej­tat e  
fëmi­jëve për fëmi­jët me aftësi të kufizuara.  HËNA për­faqë­son nevo­jat e fëmi­jëve në niv­el lokal
dhe qen­dror, për më tepër është aktivisht i përf­shirë në të gjitha pro­ce­set e HANDIKOS.

  1. KUALIFIKIMI
  2. Diplomë Uni­ver­sitare në shken­ca juridike, shken­ca sociale, të drej­tat e njeri­ut ose fusha të ngjashme;
  3. Njo­huri dhe ndjesh­mëri për çësht­jet e të drej­tave të fëmi­jëve me theks të veçan­të për fëmi­jët me aftësi të kufizuara;
  4. Njo­huri për parimet e të drej­tave të fëmi­jëve të bazuara në Kon­ven­tën për  të Drej­tat e Fëmijës;
  5. Për­vo­jë të mëparshme për ofrim të tra­jn­imeve në tema dhe kon­tekst të ngjajshëm;
  6. Aftësi të mira dhe ças­je të sig­urt komu­niki­mi me fëmi­jët dhe të rinjtë;
  7. Ndërgjegjësi­mi kul­tur­or dhe ndjesh­mëria ndaj çësht­jes së aftë­sisë së kufizuar.
  • DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Zhvil­li­mi i pro­gramit dhe metodologjisë tra­jnuese 1‑ditore në gjuhë miqë­sore për fëmi­jët mbi Kon­ven­tën për të drej­tat e fëmi­jës duke zbërthy­er të gjitha nenet e kon­ven­ven­tës, por me fokus të veçan­të për mosdiskriminimin.;
  • Lehtë­son dhe mbanë tra­jn­imin siç është rënë dako­rd me ekipin e pro­jek­tit të HANDIKOS dhe part­nerët e projektit;
  • Të bashkëpuno­jë me ekipin e Pro­jek­tit për të ven­do­sur objek­tivin, metodologjinë dhe përmbajtjen;
  • Për­gatit mate­ri­alet /prezantimet/ në për­puth­je me moshën e pjesëmarrësve;
  • Për­gatit raportin e tra­jnim­it në gjuhën shqipe.
  • ANGAZHIMI I TRAJNERIT/ES

Trajneri/ja do të angazho­het me anë të një kon­trate për shër­bim me HANDIKOS.

Angazhi­mi do të bëhet gjatë mua­jit nën­tor 2023 në bazë ditore, ku do të përf­shi­hen aktivitetet e mëposhtme:

DetyraKohëzg­jat­ja
Para­për­gatit­ja e metodologjisë së tra­jnim­it  dhe materialeve0.5 ditë
Zhvil­li­mi i tra­jnim­it mbi “Kon­ven­ta mbi të Drej­tat e Fëmijës”1 ditë
Final­iz­i­mi dhe dorëz­i­mi i rapor­tit të tra­jnim­it tek HANDIKOS0.5 ditë
Totali i ditëve2 ditë
  • KUSHTET E PAGESËS

Page­sa e trajnerit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kry­er­jen e shër­bimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo. Page­sa do të bëhet pas për­fundim­it me suk­ses të tra­jnim­it dhe dorëzim­it të doku­menit final të aprovuar nga HANDIKOS. 

HANDIKOS do të real­i­zoj pagesën në Euro, shu­ma bru­to për ditët e punës (nga të cilat do të ndalet tati­mi në fitim dhe kon­tribu­ti pen­sion­al sipas lig­jeve në fuqi në Kosovë)

  • Shpen­zimet e ushqim­it gjatë punë­torisë do t’i mbu­lo­jë HANDIKOS.
  • Data ten­ta­tive e punë­torisë: 23 nën­tor 2023 (bazuar në mar­rëvesh­je reciproke)
  • Ven­di: Qen­dra e Resur­se­ve e HANDIKOS, Vet­ernik, Prishtinë


HANDIKOS rez­er­von të drejtën e negoci­im­it të propozim­it financiar.

  • PROCEDURA PËR APLIKIM
  • Një CV e përditë­suar (Mak­si­mu­mi 3 faqe);
  • Një letër motivimi;
  • Kon­cep­ti i trajnimit;
  • Propoz­i­mi financiar.

Aplika­cionet duhet të dorë­zo­hen në for­më elek­tron­ike në e‑mail adresën: handikos@handi-kos.org

cc: nora.simitciu@handi-kos.org

Ju lutem, shkru­ani në sub­jekt Apliki­mi për Tra­jn­imin mbi Kon­ven­tën për të drej­tat e fëmi­jës me fokus mosdiskriminimin”

Afati i fun­dit për dorëz­imin e aplika­cionit është 15 nën­tor 2023, ora 17:00.

Vetëm kan­di­datët e suk­sesshëm do të kontaktohen!

Pas përzg­jed­hjes,  Trajneri/ja i/e përzg­jed­hur duhet të dërgojë:

  • Dokumentin/ Dësh­minë që nuk është nën hetime.
  • Të nën­shkru­aj Poli­tikën e Mbro­jt­jes së Fëmi­jëve të HANDIKOS dhe Rreg­ul­loren mbi Paran­dal­im­in e Shfry­tëzim­it dhe Abuzim­it Sek­su­al — PSHAS dhe t’u përm­ba­hen kushteve dhe kritereve të tyre.
0 Comments

Postime të ngjashme