HANDIKOS sot ka pasur kënaqës­inë që të pra­no­jë një kon­tig­jent  prej 253 pajis­jeve ndih­mëse për per­son­at me aftësi të kufizuara nga ‘’Rotary Club Prishti­na Inter­na­tion­al”, me mbështet­je të Shoqatës “Kon­voi der Hoffnung”.

Durim Gashi nga HANDIKOS ka shpre­hur falaën­der­ime për këtë dona­cion, duke thek­suar se këto pajis­je kanë qenë shumë të nevo­jshme dhe në mungesë, për shkak edhe të kos­tos së lartë.

 “Konting­jen­ti që kemi mar­rë me pajis­je ndih­mëse janë të natyrave të ndryshme. Mungo­jnë tek ne, janë të llo­jl­lo­jshme dhe kush­to­jnë shumë shtren­jtë. Bashkë me kolegët ne veç kemi fil­lu me i iden­ti­fiku njerëz­it që kanë nevo­jë për këto pajis­je. Kre­jt ata kanë me kalu nëpër një pro­ces të vlerësim­it ”, tha Gashi.

Krenare Pire­va-Nuçi, koor­di­na­tore e pro­jek­teve në Rotary Club Prishti­na Inter­na­tion­al – RCPI, tha që kjo është një ndih­më e mad­he dhe të gjithë bashkëpunë­torët e kanë bërë të duhurën për këtë donacion.

Ndër­sa Sabile Aliu Sahi­ti nga “Kon­voi der Hoff­nung” ka falën­deru­ar të gjithë ata që kanë kon­tribuar deri në sjell­jen e këtij dona­cioni në HANDIKOS.

“Dua të për­shën­des mër­gatën, të cilët kanë bërë trans­portin. Po ndje­hem e lum­tur dhe shpre­soj të shko­jnë aty ku kanë nevo­jë”, tha Aliu-Sahiti.

Mar­jan  Dema, anë­tar dhe ish-pres­i­dent i RCPI, tha se Rotary ka gje­tur gjith­monë for­mat e duhu­ra që të shtri­jë dorën e ndih­mës sido­mos për këtë kat­e­gori në nevojë.

“Rotary gjith­monë kanë gje­tur for­ma që ta shtri­jë dorën e ndih­mës dhe në këtë rast për per­son­at e nevo­jave te veçan­ta dhe mjete shumë të avan­cuara që kanë ndih­muar këta per­sona”, tha Dema.

0 Comments

Postime të ngjashme