‘’Kur­rë s’je shumë e re për t’i treguar aftësitë e tua që nuk t’i vlerësuan’’

Është njëra nga fjal­itë që sot u ekspozua gjatë veprës artis­tike “Vulose”, e propozuar nga HANDIKOS.

Dita Ndërkom­bëtare e vajzave u shënua me një sër aktivitesh edhe në Kosovë. Në veprën artis­tike “Vulose”, të artistes Alke­ta Mri­pa nëpër­m­jet së cilës tre­go­het poten­ciali dhe fuqia e vajzave, janë ekspozuar edhe tri fjali të propozuara nga disa vajza me aftësi të kufizuara nga HANDIKOS.

‘Kur­rë s’je shumë e re me e ngrit zërin dhe me thon STOP paragjykimeve’, ‘Kur­rë s’je shumë e re me thon kom të drej­ta’, janë tjer­at fjali frymëzuese nga HANDIKOS.

Autor­ja e muralit, Alke­ta Xhafa-Mri­pa u shpreh se arsye­ja për të cilën është real­izuar vepra janë të gjitha vajzat e reja, të cilat kon­tri­bouan në vepër me thëni­et tyre.

Thëni­et do të adreso­hen sonte edhe në objek­tin e Qev­erisë së Kosovës.

Slo­gani glob­al me të cilin po shëno­het Dita ndërkom­bëtare e Vajzave  është “Fuqia e vajzave: E pashkru­ar dhe e pandalshme”.

0 Comments

Postime të ngjashme