Shkol­lat “4 Pril­li” në Zllatar, “Pavarësia” në Bal­aj dhe “Dy dësh­morët” në Tal­inoc të Muhax­herëve në Fer­izaj, ishin të  fun­dit për këtë vit, ku u real­izua ligjëra­ta ndërgjegjë­suese “Paragjykimet dhe ste­ri­otipet ndaj per­son­ave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës”.

Gjatë këtij viti, u real­izuan 14 ligjëra­ta në shtatë (7) shkol­la rurale të komunës së Ferizajt.

Rreth 293 nxënës të klasave IV deri IX, u njo­hën me aftës­inë e kufizuar dhe llo­jet e saj, të drej­tat e fëmi­jëve, bar­ri­er­at krye­sore të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkol­lës (mos-pjesë­mar­r­ja në aktivitete fizike, hapësira e kufizuar e të shpre­hu­rit; paragjykimet, ste­ri­otipet, disk­tri­m­in­i­mi dhe dhu­na), si dhe sto­rie të suksesit.

Ky aktivitet real­i­zo­het ne kuadër të pro­jek­tit “Pro­movi­mi i paran­dalim­it të dhunës ndaj fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjedis­et në Kosovë” i cili imple­men­to­het nga HANDIKOS në part­ner­itet me Save the Children.

0 Comments

Postime të ngjashme