HANDIKOS sot ka shënuar 1 Marsin – Ditën Ndërkom­bëtare të Për­doruesve të Kar­rocës me mesazhin krye­sor ‘’Aty ku s’ka qas­je, ka diskri­m­in­im’’, ku përmes një video­je vetëdi­jë­suese janë ofru­ar udhëz­ime për të gjithë per­son­at me aftësi të kufizuara se si të vepro­jnë në rastet kur hasin në diskri­m­in­im, si paso­jë e mungesës së qas­jes infrastrukturore.

Video­ja tre­gon hap­at të cilët duhet ndjekur të gjithë ata që duan të ushtro­jnë padi ndaj insti­tu­cion­eve që nuk ofro­jnë qas­je sipas stan­dard­eve në Kosovë.

Përveç kësaj, HANDIKOS gjatë ditës do të pub­liko­jë video udhëzuese se si per­son­at me aftësi të kufizuara mund të inteveno­jnë nëpër kar­ro­cat e tyre në kushte shtëpie, në rastet kur hasin në dëmtime.

Në shen­jë sol­i­dariz­i­mi, stafi i HANDIKOS sot ka sfid­uar veten duke funk­sionuar nëpër kar­ro­ca gjatë gjithë orar­it të punës.

HANDIKOS tut­je u bën thirrje të gjithë per­son­ave me aftësi të kufizuara që të ushtro­jnë të drejtën e tyre ligjore dhe të vepro­jnë përmes gjykatës kur­do që diskrim­i­no­hen në qas­je, pasi një gjë të tillë ia garan­ton Ligji kundër Mbro­jt­jes nga Diskriminimi.

Video:

https://www.facebook.com/362362497178714/videos/440210663856629

0 Comments

Postime të ngjashme